Një zjarrfikëse është parë në orët e para të mëngjesit në studiot e reja të Top Channel, atje ku qëndrojnë konkurrentët e “Hell’s Kitchen Albania”.
Konkurrentët kanë qenë në gjumë në momentin që kanë hyrë zjarrfikësit për të shuar flakët, që ishin shpërndarë në të gjithë ambientet.
Vetë TCH më pas raporton se u morën masa të menjëhershme që asnjë nga konkurrentët të mos lëndohej dhe për fat të mirë nuk pati asnjë problem për jetën e tyre, përveçse panikut të krijuar.

