Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

U martua me mblesëri kur ishte minorene, gruaja: Burri u jepte drogë fëmijëve dhe më dhunonte

16:33 / December 18, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
elizabeta gjurra
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

“Historia ime” ka sjellë ditën e sotme historinë e veçantë të një gruaje 32-vjeçare, e cila jeton e vetme me 3 djemtë e saj në banesat sociale në Shkozë. Elizabeta Gjurra martohet që 17 vjeç me mblesëri me bashkëshortin e saj. Ajo tregon se ai ushtronte dhunë ndaj saj dhe më vonë edhe ndaj fëmijëve.

Elizabeta pretendon se ai konsumonte lëndë narkotike, madje iu jepte edhe fëmijëve. Pas 10 vitesh, ajo vendos të ndahet prej tij. Gjykata ia la në kujdestari fëmijët dhe që nga ai moment, babai i tyre asnjëherë nuk ka treguar interes dhe as nuk i ka takuar ata.

Mirela Milori: Në moshën 16 vjeç vendos të martohesh?

Elizabeta: Po, 17 vjeç.

Mirela Milori: Ishte martesë me dashuri apo?

Elizabeta: Jo, me shkuesi.

Mirela Milori: Pse pranove të martoheshe me mblesëri? 17 vjeç ishe e re?

Elizabeta: Ashtu ishte më përpara.

Mirela Milori: Kush u bë mblesi?

Elizabeta: Tezja.

Mirela Milori: Pse u binde të martoheshe?

Elizabeta: Nuk doja të martohesha aq shpejt, por atij i vdiq motra 17 vjeç dhe kërkoi të martohet. Dhe u martova.

Mirela Milori: Si ishte martesa?

Elizabeta: Fillimi ishte mirë.

Mirela Milori: Kur erdhi në jetë fëmija i parë?

Elizabeta: Në 2004-n.

Mirela Milori: Kur filluan problemet?

Elizabeta: Më shumë kur bëra të tretin. Unë kisha probleme, por hajde e shtyjmë me sakrifica, hë se do ndryshojë.

Mirela Milori: Pas sa vitesh martesë?

Elizabeta: Pas 10 vitesh.

Mirela Milori: Pas 10 vitesh martesë lindën problemet? Probleme të çfarë karakteri, të çfarë natyre?

Elizabeta: Të gjitha, dhunë, nuk punonte, fëmijëve..

Mirela Milori: Të dhunonte ty?

Elizabeta: Po!

Mirela Milori: Që në fillim apo pas 10 viteve filloi dhuna ndaj teje?

Elizabeta: Që në fillim kisha nga pak, pastaj filloi më shumë, s’kisha rrugë tjetër, bëra zgjidhje martese. Luante kazino. Përditë dhunë, përditë kishim debate në shtëpi.

Mirela Milori: Më ke thënë që ishte dhe përdorues i lëndëve narkotike!

Elizabeta: Po, e pinte vetë.

Mirela Milori: Çfarë merrte?

Elizabeta: Hashash!

Mirela Milori: Ke thënë diçka të rëndë, që ua jepte dhe fëmijëve?

Elizabeta: Po! Në fakt unë isha në punë nuk e dija, vetëm kur kam ardhur nga puna më ka treguar djali i madh, nuk e kam parë vetë.

Mirela Milori: Çfarë të tha djali?

Elizabeta: Ma dha tha, pije këtë cigare.

Mirela Milori: Sa vjeç ishte djali?

Elizabeta: 6 vjeç, në klasë të parë ka qenë./tvklan

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Progres në rekrutim, stërvitje dhe operacione! Forcat e Armatosura analizojnë punën e 6-mujorit të parë

18:59 / August 10, 2026

Tërmeti 7.4 ballë godet Kolumbinë, të paktën 21 të vdekur e shumë të plagosur (Foto)

17:58 / August 10, 2026

Kryetari i Komisionit parlamentar ukrainas shpjegon pse Ukraina nuk e njeh Kosovën: Krimea, Serbia dhe municioni

16:47 / August 10, 2026

Zjarri apokaliptik dhe makthi i krutanëve, kreu i zjarrfikësve Arben Cara flet për “rrethimin e Krujës” nga flakët

15:41 / August 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.