Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

1 vit burg, çfarë do të ndodhë tani me ish-deputetin demokrat?

17:25 / December 18, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ervin salianji
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjykata vendosi të dënojë sot me një vit burg ish-deputetin demokrat Ervin Salianji për “dosjen Babale”.

Vendimi u shpall gjatë pasdites nga gjyqtari Artan Gjermeni, i cili renditi edhe akuzat me të cilat u dënuan ish-deputeti, Albert Veliu, Fredi Alizoti dhe gazetari Jetmir Olldashi.

Veliu u dënua me 3 vite e 5 muaj burg, kurse Olldashi me 6 muaj burg e konvertuar me 100 orë punë me interes publik.

Por çfarë ndodh tani dhe përse ish-deputeti nuk është në burg ashtu siç është vendimi?

Vjen reagimi i parë i Salianjit pasi u dënua me burg
Pas shpalljes së vendimit nga gjyqtari, pritet që brenda dy javësh të publikohen edhe argumentet ligjore që çuan trupët gjyqësore që të marrë një vendim të tillë. Pasi të shpallen edhe argumentet duke e bërë vendimin publik, të dënuarit i lind e drejta që ta apelojë atë në gjykatën e Apelit.

Këtë gjë e paralajmëroi sot vetë Ervin Salianji duke thënë se është dënuar nga banda e Lushnjes dhe se vendimin do ta apelojë.

Gjykata e Apelit duhet që të marrë çështjen në shqyrtim dhe të dalë me një vendim. Gjykata e Apelit mund të pranojë të plotë, të pjesshëm ose ta rrëzojë fare vendimin e shkallës së parë. Po ashtu, Apeli mund ta rikthejë sërish për gjykim dosjen “Babale” duke e rihapur nga fillimi.

Me të gjitha këto alternativa, çështja duket se sapo ka filluar dhe pritet që përballja të kalohet në Apel.

Çfarë është dosja “Babale”?

Pranverën e 2018-ës, PD botoi 2 audioregjistrime, përmes së cilave supozonte se vëllai i ministrit të Brendshëm aso kohe, Fatmir Xhafaj, Agroni ishte i përfshirë në trafikimin e lëndëve narkotike.

E tërë çështja u emërua “Babalja”, pasi dëshmitari X i Partisë Demokratike, i cili ishte i përfshirë në audioregjistrime, thirrej në to me pseudonimin Babale.

Krimet e Rënda lëshuan urdhër-arreste për protagonistët e audiopërgjimit, Albert Veliu, i njohur ndryshe me nofkën “Babalja” dhe kunatin e tij, Fredi Alizoti.

Nga ekspertiza që i është bërë kampionit të zërit, ai që dëgjohet në audio është i Agron Xhafajt, por i Alizotit, i cili pranonte se kishte imituar zërin e vëllait të ministrit, pasi iu ishin premtuar 200 mijë euro nga deputeti me mbiemrin Salianji.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Fluks rekord në trafikun ajror, Karakaçi inspektim në Albcontrol: Masa të shtuara për sezonin veror

13:15 / August 10, 2026

Negociatat e dështuara në Kosovë, zbulohen prapaskenat. LDK kërkon Presidentin për Vjosa Osmanin, Kurti i ofron vetëm ministri

19:00 / August 7, 2026

Shtyhet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës! Reagon Ambasada e SHBA: Formoni institucionet sipas Kushtetutës!

18:58 / August 6, 2026

“Nuk e kuptoj se çfarë kanë me mua” – Ylli Manjani iu përgjigjet protestuesve: Kush më shan, është i sharë

17:19 / August 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.