Këngëtarja e njohur tropojane Fatmira Breçani ishte mes të ftuarve në Soiree në një emision kushtuar Tropojës.
Krahas të tjerave ajo është pyetur nga moderatorja Jonida Shehu nëse është e vërtetë që ka kënduar në dasmën e vajzës së Sali Berishës.
“100% e vërtetë është. Unë dhe Gëzim Nika kemi qenë përfaqësues së Tropojës. Aty ka patur këngëtarë të tjerë, Françesk Radi që dritë pastë, Mira Konçi etj. Dasma ka patur muzikë të ndryshme, por Tropojën e mbulonim ne”, ka treguar Fatmira Breçani.
