Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Hapet gara për Aeroportin e Vlorës, koncesion i formës BOT, privati e shfrytëzon 35 vjet

14:37 / December 19, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
aeroporti i vlores
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ndërtimi i Aeroportit të Vlorës fillon në 31 maj të vitit të ardhshëm. Në një ceremoni të dedikuar ministrat e kabinetit qeveritar njoftuan hapjen e garës ndërkombëtare për këtë projekt që duket se do të jetë një koncesion i formës BOT(Build-Operate, Transfer(Ndërto, Opero-Transfero) me një afat 35 vjeçar. Në prezantimin e saj Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku tha se këtij procesi i është dhënë një vëmendje e veçantë. Sipas saj grupet e punës kanë pasur parasysh që të mos bëhen gabimet që janë bërë me kontratën e Aeroportit të Rinasit.

“Ne kemi dizejnuar një tender ndërkombëtar për një aeroport ndërkombëtar që garanton barazi. Ne planifikojmë që për herë të parë Shqipëria të kthehet në pikë aksesi për transoqeanike si Kadada, SHBA kudo që distancat janë të mbulueshme duke krijuar akses të diasporës shqiptare. Ndërtimi dhe operimi për një periudhë 35 vjeçare. Termat dhe kushtet pas fazës së negocimit do të garantojnë që Vlora International Airport (VIA) do të jetë një aeroport që do të ketë impakt direkt në ekonomi” th Balluku. Sipas saj kompanitë do të duhet të paraqesin ofertat brenda datës 12 mars 2020.

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj foli për efektin zinxhir të këtij projekti në ekonominë e zonës. “Ky investim është katalizator për të gjithë ekonominë dhe veçanërisht për gjithë pjesën e Jugut. Ne konsolidojmë pjesën e turizmit me këtë investim por ky nuk është i vetmi sektor që do të marrë dimension zhvillimi. Ndikimi në ekonomi nga një aeroport sipas studimeve jep një rritje 10 për qind të ekonomisë së zonës dhe 0.5 për qind të PBB për frymë dhe rritje me 20-25 për qind të punësimit në kohën e zbatimit. Investimi në këtë aeroport është dimensioni i parë por që më pas kjo do të shërbeje për më shumë investime. Ky aeroport shpresojmë që do të ndikojë në thithjen e investimeve në fusha të tjera si TEDA shëndetësi investime të tjera në infrastrukturë dhe mendojmë që gjithë kjo mundësi do të rivitalizojë një element shumë të rëndësishëm që është punësimi. Duhet të nisim të punojmë dhe për punësimin sepse të gjitha këto investime duan krah të kualfikuar pune” tha Denaj.

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi nënvizoi ndikimin që do të ketë ky aeroport në sektorin e turizmit. “Procesi ndërtimi i aeroportit është një mundësi për të hapur më shumë mundësinë e aksesit të Shqipërisë dhe numri i turistëve që vijnë nga ajri të vijë në rritje. Këtë vit pranojmë 6.3 milionë turistë dhe në raport me 2018 kemi 10 për qind rritje. Investimi që do të realizohet në zonën e Vlorës do të shndërroje gjithë jugun e Shqipërisë” tha Klosi.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ibrahimaj: Program i ri për bizneset, mbështetje për standardet europiane dhe certifikimet

13:47 / October 6, 2026

Keni një borxh? Përmbarimi do t’ju njoftojë me mesazh në e-Albania

16:20 / October 5, 2026

Buxheti në ‘filtrin’ e Këshillit Fiskal/ Këshilli i Ministrave miraton projektligjin, ja si do të funksionojë institucioni i ri i pavarur

16:43 / October 3, 2026

Rivlerësimi me tatim 5%, Tatimet: Qytetarët dhe bizneset kursyen 156 milionë euro

16:30 / October 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.