Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Vëllai i trajnerit shqiptar vendosi 40 skedina 2/1, Prokuroria zbulon si u trukua ndeshja

20:37 / December 19, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ndeshja3
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një skandal i rëndë që ka të bëjë me trukimet vjen nga Kosova. Bëhet fjalë për sfidën mes Trepças dhe Fushë Kosovës e vlefshme për javën e 17-të të Ligës së Parë. Prokuroria e Mitrovicës në mars të këtij viti kishte nisur një hetim në lidhje me këtë përballje. Portali kosovar “Kallxo.com” ka arritur të sigurojë aktakuzën e ngritur në të cilën janë përfshirë katër emra: tre zyrtarë të lartë të klubit nga Mitrovica dhe një të deleguari të Federatës së Futbollit për kurdisje të ndeshjes për ta fiksuar rezultatin në favor të një basti të vënë nga vëllai i trajnerit të klubit që jeton në Belgjikë.

Fidaim Haxhiu, Besim Haxhiu, Kemal Dumnica dhe Fisnik Haxhiu kishin bërë planifikime për sfidën mes KF Trepça dhe KF Fushë Kosova duke trukuar ndeshjen.

I pandehuri Fidaim Haxhiu në cilësinë e trajnerit të Trepçës u ka thënë lojtarëve para ndeshjes se duhej të humbnin në pjesën e parë dhe të fitonin në të dytën, ashtu si edhe ndodhi.

Prokuroria gjithashtu pretendon që Bejadin Haxhiu, vëllai i trajnerit të klubit, ka vendosur 40 skedina 2/1 për takimin në fjalë dhe duke fituar 10.167.00 euro. Pjesa e parë përfundoi me rezultatin 0-1 në favor të Fushë-Kosovës, ndërkohë që në pjesën e dytë, Trepça përmbysi rezultatin në 2-1.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Progres në rekrutim, stërvitje dhe operacione! Forcat e Armatosura analizojnë punën e 6-mujorit të parë

18:59 / August 10, 2026

Tërmeti 7.4 ballë godet Kolumbinë, të paktën 21 të vdekur e shumë të plagosur (Foto)

17:58 / August 10, 2026

Jeff Bezos, pranë akordit për blerjen e 30% të kuotave të Liverpool-it

17:45 / August 10, 2026

Kryetari i Komisionit parlamentar ukrainas shpjegon pse Ukraina nuk e njeh Kosovën: Krimea, Serbia dhe municioni

16:47 / August 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.