Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Firmoset marrëveshja me Italinë për kërkim hidrokarburesh në Dumre, Rama: Kontrata më e mirë për Shqipërinë

10:57 / December 20, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1576835014 edirama
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Qeveria shqiptare dhe kompania italiane ENI kanë firmosur sot marrëveshjen për kërkim hidrokarburesh në bllokun e Dumresë. Marrëveshja është firmosur nga ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës Belinda Balluku me përfaqësuesin e kompanisë italiane, ndërsa të pranishëm ishin kryeministri Edi Rama me ambasadorin Cutillo. Kreu i qeverisë shqiptare u shpreh se kjo është kontrata më e mirë dhe më e favorshme e firmosur për Shqipërinë, që do të sjellë shumë të ardhura, vlera dhe eksperiencë.

“Kompaninë e mirënjohur ENI, një histori e nisur shumë kohë më parë. U deshën 30 vite që sot të kishim një kontratë me ENI-n që nga vlera ekonomike, është më e mira dhe më e favorshme që është firmosur. I falenderoj miqtë italianë që janë treguar shumë të hapur dhe konstruktive ndaj kërkesës sonë për të pasur një kontratë për të pasur një përfitim të drejtpërdrejtë më të madh se kontratat e para për shtetin dhe të mirë-strukturuar.

Ka pasur edhe një partner, që jo thjesht do të zbulojë naftë në Shqipëri, por do të ndihmojë në rritjen e cilësisë së burimeve njerëzore. Gjithashtu përfshirja e ENI-t te Pakti për Universitetin në një marrëdhënie me Fakultetin e Gjeologjisë dhe Minierave për të hapur mundësi për trajnime, mastera dhe kështu me radhë.

Më vjen shumë mirë që e firmosim këtë kontratë sot edhe pse përkoi me një moment të vështirë, por ishte një këmbëngulje nga ana e ministres që u mor me negociomin për t’i sjellë miqtë italianë para vitit të ri dhe pastaj të fillonte puna me eksplorimet. Sipas të gjitha studimeve, blloku i Dumeresë ka një rezervë të konsiderueshme, ashtu si zbulimi në Shpirag është një arsye më shumë për të vijuar.

Bëhet fjalë për një tjetër investim të rëndësishëm të huaj në Shqipëri të një kompanie gjigante me të ardhura më të mëdha se gjithë PBB e Shqipërisë. Përtej vlerës monetare do të sjellë do të sjellë dijen dhe një bashkëpunim që do të rrisë cilësisht të gjithë hapësirën që mbulon ky sektor. Zbulimi i pritshëm do të kenë një ndikim të jashtëzakonshëm në ekonominë e vendit. Jam i sigurt se do të gjejnë shumë naftë dhe përfitimi do të jetë i merituar edhe për ata” tha Rama gjatë fjalës së tij në Kryeministri.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kreditë me probleme bien në nivel rekord të ulët/ Zbret në 3.70%, por rritet me vlerë

14:40 / August 10, 2026

Pagesat në Shqipëri nga telefoni brenda pak sekondash, TIPS Clone nis në nëntor: Transfertat do të kryhen në kohë reale

11:32 / August 8, 2026

Pagat e magjistratëve, PS propozon rritje minimale pas vendimit të Kushtetueses

16:41 / August 7, 2026

Rivlerësimi i pronave me taksë 5%, Tatimet: Në 7 muaj u kursyen 120,5 mln euro nga tatimpaguesit

16:40 / August 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.