Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

5000 Paund për ata që tregojnë vendndodhjen e 45-vjeçarit matjan të zhdukur 19 vite më parë

22:50 / December 20, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Besim Skila
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pas denoncimit në emisionin “Pa Gjurmë” të shtetasit Besim Skila, i cili humbi kontaktet me familjen nga Londra, ofrohen 5.000 Paund nga emigrantë, miq dhe të afërm të familjes Skila, për informacionin e saktë  që do të jepet në lidhje me vendndodhjen e 55-vjecarit, që rezulton i humbur që nga  5 shtatori i vitit 2000.

Pas denoncimit në emisionin “Pa Gjurmë” të shtetasit Besim Skila, i cili humbi kontaktet me familjen nga Londra, ofrohen 5.000 Paund nga emigrantë, miq dhe të afërm të familjes Skila, për informacionin e saktë  që do të jepet në lidhje me vendndodhjen e 55-vjecarit, që rezulton i humbur që nga  5 shtatori i vitit 2000.

Mbrëmjen e sotme gjatë transmetimit, korrenspodenti i  “Pa Gjurmë” Astrit Veizi në një lidhje live nga Londra dha lajmin për shpërblim në këmbim të informacionit. Gjithashtu, Veizi i cili prej kohësh  po investigon rastin e Skilës, shtoi se në zonën ku dyshohetn të jetë 55-vjecari  i humbur, janë shpwrndarw edhe fotot e tij.

Gjurmë jete në vitin 2008 të Besim Skilës, bënë që ’’Pa gjurmë’’ të riniste kërkimet intensive, që nga humbja e tij, duke zbuluar një tjetër vendndodhje të matjanit, 5 minuta larg nga banesa ku mendohet se ka jetuar nga viti 2000 deri në vitin 2002, kur pas kërkimeve nga zyrat e emigracionit u mësua se ai aplikoi për riatdhesim vullnetar në Kosovë.

Kolegu ynë në Londër, Astrit Ferizi, në një investigim të bërë, prej ditësh në zonën ku ka jetuar 45-vjecari ka mundur të vjelë mjaft informacione të vlefshme, që shpiejnë në gjurmët e tij, që nga humbja. Ai i tha ’’Pa gjurmë’’ se ka pyetur mjaft shqiptarë që jetojnë në Londër. Ata i kanë pohuar se e kanë  parë në zonën Wimbledon. Këto dëshmi përforcohen edhe nga ajo e një shqiptari të Kosovës, i cili pretendon se është takuar me Besimin në vitin 2008 dhe se pikërisht në një kafe të vogël, me tenda të kuqe i emërtuar si ’’Costa’’kanë konsumuar kafe. Ky bar-kafe ndodhet 5 minuta larg në këmbë nga banesa ku ka jetuar 45-vjecari. 2008 është dëshmia e fundit që ridimensionon pistat e kërkimit.Adresa e fundit është ajo 151A Rruga Ley, adresë ku ai ka jetuar me djalin e hallës. “Pa Gjurmë”, risolli këtë histori, në kërkim të vazhdueshëm të 45-vjecarit, pasi shfaqja dhe zhdukja e mistershme e tij ka shtuar edhe më shumë insistimin e familjarëve, për të mësuar të vërtetën e këtij 45-vjecari.  

19 vite 45 vjeçari 5 mije paund besim skila zhdukur
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Revanshi”/ Prokuroria e Posaçme kërkon dënimin e 7 të pandehurve, 10 vite burg për Aldo Avdylin, për Durim Bamin 21 vite burg

12:32 / June 4, 2026

“Metamorfoza”/ Pëllumb Gjoka dëshmon në GJKKO: Nuk ka asnjë provë, që të jem abonent i SKY

12:25 / June 4, 2026

Polici i plagosur mbërrin te Trauma/ Mjekja: Lëndim i rëndë në pjesën e qafës dhe kokës

11:55 / June 4, 2026

Vritet efektivi në krye të detyrës/ Skënder Hita: Policia e Shtetit humbi shërbëtorin e saj, në shërbim të qytetarëve

11:22 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.