Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Meta sqaron takimin me djalin e Soros: Ja për çfarë diskutuam, “Mini-Shengeni” s’ka ekzistuar…

10:12 / December 22, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Takimi Metaa
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka sqaruar publikimit takimin e shumëpërfolur të zhvilluar pak ditë më parë në Presidencë me djalin e miliarderit George Soros, Aleksandër Soros.

Duke iu përgjigjur të gjithë zërave kritikë, Kreu i Shtetit thekson se takimi ka qenë zyrtar dhe është me ftesë të Sorosit.

Meta sqaron se që pas akuzave të tij ndaj ndikimit të Fondacionit Soros në Reformën në Drejtësi ka pasur shumë kërkesa për takim, ndaj dhe, sipas tij, do të ishte jo etike t’i shmangej një takimi të drejtpërdrejtë, për t’u shprehur këto shqetësime edhe nga afër.

Mesazhi i Metës:

Një përgjigje për mikun tim Prof. Kastriot Islami dhe gjithë të tjerët!

I mirëkuptoj reagimet emocionale të sinqerta apo të nxitura, lidhur me takimin tim me z.Aleksandër Soros, Zëvendëspresident i Fondacionit “Shoqëria e hapur”, të bërë publik nga Zëdhënësi im z.Blushi.

Nuk më dukej me vend të reagoja ndaj tyre, por pas shkrimit të z.Islami, i cili veçse intelektual i njohur, është edhe ish-ministër i Jashtëm, më duhet të sqaroj disa rrethana dhe të shuaj çdo keqkuptim.

Unë nuk i di arsyet e vizitës së z.Soros në Tiranë, dhe as kam pyetur për to, pasi Shqipëria është e hapur për t’u vizituar nga të gjithë.

Ajo që di është se nga muaji korrik kur unë bëra publike disa akuza për rolin e Fondacionit “Shoqëria e hapur” për kapjen e drejtësisë së re nga Kryeministri, ka patur disa kërkesa zyrtare për takim nga përfaqësues të këtij Fondacioni, në veçanti për të sqaruar pozicionin e tyre lidhur me Reformën në Drejtësi.

Do të ishte jo etike nga ana ime që ndërsa kam shprehur publikisht rezervat e mia për ta, t’i shmangesha një takimi të drejtpërdrejtë, për t’u shprehur këto shqetësime edhe nga afër. Për më tepër që shmangiet dhe gënjeshtrat nuk janë në karakterin tim.

Takimi është bërë me kërkesë zyrtare dhe ka qenë zyrtar. Tema e të ashtuquajturit “Mini-Shengen” nuk ka ekzistuar në takim.

Tre temat që unë jam përqëndruar kanë qenë kapja e drejtësisë nga Kryeministri, përkeqësimi i lirisë së medias dhe të lirisë së shprehjes, dhe gjallërimi i shoqërisë civile në vend kundër shkeljes së të drejtave të njeriut dhe dhunimit të vlerave të demokracisë.

E vetmja temë që nuk u përmend nga Zëdhënësi im ishte ajo e menaxhimit të pasojave të tërmetit.

Lidhur me të ashtuquajturin “Mini-Shengen” unë e kam bërë të qartë publikisht e në mënyrë të përsëritur se çdo iniciativë rajonale është e dobishme kur është gjithëpërfshirëse e jo përjashtuese, kur udhëhiqet nga partneriteti dhe jo paternalizmi, kur sjell kohezion dhe jo konfuzion, e aq më tepër përçarje.

Ndërsa për qëndrimin tim ndaj shtetit të Kosovës dhe Pavarësisë së saj të gjithë e dinë qëndrimin tim. Aq më tepër për Taksën e Kalimashit.

Asnjë takim nuk e ndryshon axhendën e Presidentit të Republikës së Shqipërisë dhe përkushtimin e Tij për t’iu rikthyer sovranitetin të gjithë qytetarëve shqiptarë përmes garantimit të zbatimit të referendumit si e drejtë kushtetuese.

SHQIPËRIA E PARA! 🇦🇱
SHQIPËRIA NË BASHKIMIN EUROPIAN! 🇦🇱🇪🇺

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Plazhet publike rriten me 67% në 2026/ Gonxhja: 675 parcela më shumë për qytetarët

14:51 / August 11, 2026

Trump firmos urdhrin për vaksinat e fëmijëve: Kufizohet përdorimi, ekspertët e kundërshtojnë

14:41 / August 11, 2026

Kosova në krizë institucionale, rrezikon humbjen e përhershme të milionave nga BE-ja

14:07 / August 11, 2026

“Shqipëria e para në botë për sigurinë kibernetike”, Rama: Sulmet e Teheranit dështojnë çdo ditë

13:44 / August 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.