Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Tërmeti e bën të reflektojë për sjelljen në familje: 23 vite martesë, bashkëshortja ime vetëm lot në sy

18:08 / December 22, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
12 9
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Tërmeti i 26 Nëntorit shkaktoi një tragjedi të madhe në vendin tonë, por shërbeu dhe si një reflektim për të kuptuar se familja është shumë e shtrenjtë dhe çdo ditë duhet të tregojmë dashuri jo vetëm me fjalë, por me vepra dhe në të vërtetë.

Në rubrikën “Ka një mesazh për ty” në Tv Klan, Spartaku ka treguar se për 23 vite, ai nuk i ka dhuruar gruas dhe fëmijëve të tij asnjë ditë lumturie. Varësia e tij ndaj alkoolit ka shkaktuar dhimbje dhe shumë debate në familje. Nuk ka qenë asnjëherë përkrahje për ta dhe në kushte të tilla djali i tij, vetëm 19 vjeç u bë shtylla e familjes.

Ai ka një mesazh për gruan dhe djalin e tij, por gjithashtu bën edhe një premtin që zotohet ta zbatojë deri në frymën e fundit.  

Spartaku: Më datë 26 Nëntor kam qenë vetë në terren, në familjen Lala, mora pjesë aty. Pastaj ktheva kokën pas dhe thashë pse mos i vë vetes një detyrë, një premtim.

Ardit Gjebrea: Pra ishte tërmeti momenti? Pas 23 vitesh duhet të ndodhte tërmeti i 26 Nëntorit, që të reflektoje për atë pasuri që ti ke, teksa ishe në terren dhe shikoje familjet që kishin pësuar fatkeqësi?

Spartaku: Po! Familje të humbura, fëmijë, prindër. Unë i kisha dhe nuk jam i zoti për t’i mbajtur. Gjëja më e shtrenjtë sot është familja. Jam bërë pishman për shumë gjëra dhe sot kam ardhur këtu për t’i dhënë një betim bashkëshortes time, familjes sime, të dy djemve, Seldit dhe Kristianit. Para pak ditësh, u ktheva nga shërbimi me kolegët. Nuk merrja guximin t’i dilja përpara se më vinte era raki, alkool. Të nesërmen u qetësova dhe më thotë prapë? Aman o burrë i dheut, 100 herë, tha? Prandaj dua t’i bëj një premtim që ta mbaj derisa të kem frymën e fundit.

Bashkëshortja e tij vjen në studio, ndërsa djali i tij për shkak të punës nuk mund të ishte i pranishëm.

Selvia: Nuk e prisja, por meqë m’u largua kështu e ndjeva.

Spartaku: Kemi 23 vite bashkë martesë, për kaq vite të kam munduar shumë, ke bërë gjithçka për familjen time, më ke dhënë kurajo, më ke mbështetur. Unë sot jam këtu për të dhënë një mesazh, o sot, o kurrë. As alkoolin në gojë, as llaf, as debate në familje, përkundrazi do të jem më pranë teje.

Selvia: Pavarësisht çfarë përjeton njeriu, tani fëmijët rriten, t’ju japim më shumë forcë. Unë them ky të jetë më i qetë për veten. I madhi është aq i ndërgjegjshëm dhe aq i kuptueshëm, sa unë them, ai është rritur, dhe unë komunikoj aq shumë me të, çdo gjë i hapem, për çdo hall ose problem. Ti lemë problemet e tjera dhe të ecim përpara. /tvklan

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Berisha reagon ndaj Vuçiçit: Deklaratat e tij sinjal alarmi për Kosovën dhe të gjithë rajonin

15:49 / August 11, 2026

Zjarret që “dogjën” Shqipërinë, nga dora e njeriut! Nga qershori deri më sot 21 piromanë në pranga

15:48 / August 11, 2026

Peticioni për Cërrikun, banorët kundërshtojnë bashkimin me Elbasanin: Kërkojmë bashki më vete

15:23 / August 11, 2026

Shkelësit “kapen” nga teknologjia, ministri Lamallari publikon pamjet e kontrolleve

15:20 / August 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.