Dashuria dhe pasioni është bërë shpeshherë shkak që vajza të reja apo djem të rinj të përfundojnë tragjikisht të vrarë.
Pak ditë më parë një ngjarje e tillë tronditi Patosin , ku një histori dashurie u kthye në tragjedi e ku i gjithë opinion publik u shokua totalisht.
Raste të tilla, kur pasioni, dashuria e më pas xhelozia merr jetë njerëzish kanë që të shpeshta kohët e fundit në vendin tonë.
Tetor 2012 – Shaban Norja 81-vjeç, i preu kokën Aishe Vatës 17-vjeç në Durrës. Pas një lidhje dy vjeçare mes agresorit dhe viktimës, kjo e fundit kishte mbetur shtatzënë. Në momentin që Aishe Vata i tregoi 81-vjeçarit për shtatzëninë e saj, ky i fundit me anë të një sëpate i ka prerë kokën në oborrin e shtëpisë së tij.
Gusht 2016 – Sokrat Shani, 65 vjeç nga fshati Kryekuq i Divjakës vrau në një banesë në Golem, 27-vjeçaren Jonida Canaku, dhe disa ditë më pas vari veten në shtëpinë e tij në. Krimi u zbulua nga disa letra që autori kishte shkruar përpara se të vdiste, ku pranonte autorësinë e krimit, dhe tregoi vendodhjen e trupit të viktimës. Sipas të dhënave nga policia 65-vjeçari dhe 27-vjeçarja kishin një lidhje intime prej shumë kohësh. Shani ishte i martuar dhe mbahej si një person me të ardhura të mira ekonomike në fshat.
Shtator 2017 – Fadil Kasa qëlloi me armë ish-bashkëshorten e tij gjyqtaren Fidel Hafizi nënën e dy fëmijëve të tij, në zonën e “Xhamllikut” në Tiranë, menjëherë pasi kjo e fundit kishte dalë nga parukieria. Ngjarja e bujshme do trondiste mbarë opinionin publik ku reagimet ishin të shumta. Shkak për vrasjen ishte mospranimi i divorcit nga ana e Kasës, i cili prej shumë kohësh përndiqte dhe kërcënonte gjyqtaren.
Janar 2018 – Aldison Belulaj qëllon me armë 21-vjeçaren Arjela Murataj pranë portës së “Fakultetit të Mjekësisë “ në Tiranë duke e lënë të vdekur dhe më pas qëlloi veten. Një lidhje e refuzuar nga viktima, e cila përfundoi në tragjedi.
Qershor 2018-Ishte ora 08:10 e mëngjesit të së premtes, kur Xhafer Mata i doli përpara Xhuljeta Çunit dhe i kërkoi që t’i riktheheshin lidhjes, pas ndarjes prej pak kohësh.
Pasi shkëmbyen disa fjalë në trotuar, 31-vjeçari nga Kukësi duket se ka hasur në refuzimin e 19-vjeçares nga Mati, e në këtë moment ka nxjerrë pistoletën duke e qëlluar në kokë.
Janar 2019-Shtetasi Arben Gjeçi mbeti i vrarë me sende të forta mbrëmjen e 24 janarit në fshatin Zall Bastar i Mesëm në Tiranë. Viktima kishte një lidhje jashtë martesore me një grua gjithashtu të martuar, vetëm 20 vjeçe.
Tetor 2019-Përplasja e armatosur në banesën e Marsida Qatjas në Kavajë ka tronditur qytetarët pasi gjatë këtij sherri humbi jetën një shtetas, ish- i dashuri i zonjës në fjalë dhe u plagos një efektiv policie, i dashuri aktual. I vrarë mbeti shtetasi Dritan Hoxholli dhe u plagos Bledar Toçi. Nderkohe Marsida ishte e martuar dhe burri i saj vuan dneimin ne nje burg ne Gjermani.
Dhjetor 2019-Konflikti që përfundoi me dy të vdekur ka nisur për shkak të një historie dashurie. Motra e Martinit ka qënë e dashuruar me viktimën Manol Rrapaj. Mirëpo, familja e kësaj të fundit nuk ka qenë dakord me lidhjen e saj me komshiun, ndërsa e kanë martuar në fshatin Panahor të Ballshit. Vellai i saj vrau te dahsurin e motres dhe kusheririn e tij.
Në rastin shqiptar, duket se aktet tragjike nxiten më tepër nga dëshira për të vënë në vend nderin, mospranimi i ndarjes dhe në rastet më të dhimbshme edhe moskthimi i dashurisë.