Mbrëmjen e djeshme në Pallatin e Koncerteve është mbyllur gara e “Festivalit të Këngës”. Fituese është shpallur Arilena Ara me këngën ‘Shaj’.
Fest-58′ u kritikua që në nisje të tij për shkak të prurjeve muzikore, ku shumë prodhime nuk mbanin logo shqiptare, e deri tek produksioni i kësaj sipërmarrjeje eventuale, ku logon ‘RTSH; e ‘hijëzoi’ personalizimi i skajshëm i dyshes ‘Grabocka-Vejsiu”.
Elvana Gjata, u përfol pa nisur festivali se ishte favorite për kupën, ashtu si Ara, një gjetje e Grabockës.
Mirëpo në Shqipëri, kur dikush përflitet para kompeticionit si triumfues (edhe kur ai mund ta meritojë plotësisht të shpallet i tillë që krye të herës) nuk shërben si shenjë pozitive, por si gjobë, çka detyron produksionin të bëjë ‘manovra’ (të mundshme ose jo) për t’i treguar publikut ‘kartën morale’:
“Nuk fitoi ai që prisnit ju”, e në fakt kjo po që është amorale.
Një rast paralel edhe pse i largët sa i përket distancës kulturore.
Shumica e fituesve në “Grammy Awards” përfliten jo një javë, por 1 vit para (që në momentin e nominimit) se kush është fituesi i mundshëm.
Por kjo nuk e lejon Akademinë Amerikane t’i penalizojë artistët vetëm sepse u përfolën, madje bastet për fituesin, prej dekadash tanimë, në 90% të rasteve rezultojnë ekzaktësisht të sakta.
Fiton artisti i prtishmërive të publikut!
Kjo bazuar në shifra, sondazhe, shkarkime, CD të shitura, komente nga kritikë të artit, etj.
Por ky nuk është rasti ynë, as rasti kur ‘përgojimi i merituar’ duhet të shërbejë si reflektim i strukturuar artistik dhe jo si gjobëvënie ndaj artistëve.
Ndodhi me Elvanën, por ndodhi dhe Alban Skënderaj e Miriam Canin vite më parë, kur për ‘kartë morale’ çmimi u zhvendos tek Aurela Gaçe.
Kënga “Me Tana” shënon plot 3.5 milionë klikime të arritura në vetëm 1 javë.
https://www.youtube.com/watch?v=wPIX3jhXxsE
Performanca live e Elvanës nga skena e ‘Festivalit të Këngës’ kapin shifrën e gjysmë milioni shikimesh. Por kjo nuk ka mjaftuar!
Nuk ka mjaftuar as më pak vokali, performanca, por as edhe produkti ‘SHQIP” i sjëllë nga Elvana Gjata, e veç të gjithave, siç thonë edhe komentet masive në rrjet, fituesin nuk e shpallin rezultatet, karriera, vokali, as publiku, e shpall….dihet se kush!
Tirananews.al/


