Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Ekskluzive/ Erik Lloshi shpërthen pas festivalit: Arilena këngëtare shumë e mirë, por kanë thyer rregulloren. Kompozitori i huaj

16:41 / December 23, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
erik lloshi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Arilena Ara është shpallur fituese në Festivalin e 58-të të Këngës në RTSH. Këngëtarja ka marrë çmimin e parë me këngën ‘Shaj’, me muzikë të Darko Dimitrov e Lazar Cvetkovski dhe tekst të Lindon Berishës.

Ashtu si para edhe pas festivalit polemikat vijojnë, madje në një intervistë për Tirananews.al këngëtari Erik Lloshi, i cili nuk u pranua në festival thotë se Arilena Ara është një këngëtare shumë e mirë dhe do e përfaqësojë denjësisht Shqipërinë në Eurosong, por sipas tij kënga e saj ka qenë e paracaktuar për të fituar. Jo vetëm kaq, ai thotë se kjo këngë ka thyer rregulloren e festivalit, pasi kompozitorët e këngës së saj janë të huaj. Gjë të cilën nuk e lejon rregullorja.

Cili është mendimi juaj për këngën fituese në festivalin e 58-të të Këngës në RTSH?

Unë mendoj që Ariena do të na përfaqësoj shumë mirë në Eurovizion, e vetmja gjë që nuk më pëlqen në përgjithësi është që mu duk pak i inskenuar si festival. Por gjithsesi përfaqësohemi nga një këngëtare shumë e mirë

Duke qenë se keni qenë një nga zërat kritik të këtij festivali, mendoni dhe ju si disa artistë që kënga fituese ka qenë e paracaktuar?

Po, është e sigurt që ka qenë e paracaktuar. Madje këtë vit janë thyer shumë rregulla kanë marrë pjesë edhe kompozitorë më katër këngë. Kemi kompozitor të huaj, madje festivalin e fiton një kompozitor i huaj. Nuk e di si ka ndodhur. Darko Dimtrov është një nga kompozitorët më të mirë të Maqedonisë, unë kam respekt për të.

Ka një rregullore të shkruar që kompozitorët e huaj nuk duhet të marrin pjesë?

Po, kjo rregullore është e shkruar nga shteti. Ku thuhet që të gjithë kompozitorët që marrin pjesë duhet të jenë me shtetësi shqiptare. Darko Dimitrov është maqedonas

Si ju duk në tërësi festivali në tërësi këtë vit?

Jam dakord me frymën moderne, ashtu duhet, por duhet të mbetet një festival dhe jo një koncert, të gjithë falënderonin sikur të ishin në një koncert./Tirananews.al

Erik Lloshi tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026

Anglia ndalon shitjen e pijeve energjike për të miturit nën 16 vjeç

20:44 / July 18, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.