Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Sekuestrohen kapsolla e fishekzjarre me fuqi të lartë shpërthyese, do të shiteshin për festat e fundvitit

17:39 / December 23, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
policia
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia e Shtetit ka shtuar kontrollet në teren për parandalimin e shpërndarjes së lëndëve piroteknike për festa.

Njoftohet se nga nga kontrolli i ditës së sotme janë sekuestruar në Tiranë dhe Vlorë, 200 kapsolla dhe 95 fishekzjarrë me fuqi të lartë shpërthyese.

Për këto raste materialet në ngarkim të pronarëve të subjekteve i kanë kaluar prokurorive respektive, për veprime të mëtejshme dhe në një rast, pronari i një dyqani është ndëshkuar me masë administrative nga zjarrfikësit.

Njoftimi i policisë:

Strukturat e Policisë në të gjithë vendin, në bashkëpunim të ngushte me zjarrfikësit, gjatë ditës së sotme kanë ushtruar kontrolle në subjekte “Për mënyrën, kushtet dhe kriteret e magazinimit e përdorimit të lëndëve piroteknike e fishekzjarrëve” dhe si rezultat:

Janë kontrolluar gjithsej 447 subjekte (dyqane të ndryshme, markete apo supermarkete), si dhe tregje të shumicës, ku janë konstatuar mallra fishekzjarrë apo lëndë piroteknike.

Nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë janë sekuestruar 95 fishekzjarrë dhe 160 kapsolla me fuqi të lartë shpërthyese. 

Nga Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë janë sekuestruar 40 kapsolla me fuqi të lartë shpërthyese.

Për këto raste materialet në ngarkim të pronarëve të subjekteve i kanë kaluar prokurorive respektive, për veprime të mëtejshme dhe në një rast, pronari i një dyqani është ndëshkuar me masë administrative nga zjarrfikësit.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë tregtarët e shumicës dhe pakicës, që të respektojnë  kriteret e përcaktuara në Udhëzimin e përbashkët nr. 661 te vitit 2018 te Ministrit te Brendshëm, Ministrit te Mbrojtjes dhe Ministrit te Financave dhe Ekonomisë për të mos tregtuar dhe përdorur kapsollat dhe fishekzjarrët  pasi do përballen me ligjin.

Policia e Shtetit fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe Komisariatin Dixhital çdo rast të shitjes dhe përdorimit të fishekzjarrëve, duke u garantuar reagim të shpejtë, të paanshëm dhe anonimat të sigurt.

Bashkë për një ambient më të sigurt!

festat e fundvitit kapsolla tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tragjedia në Lezhë, këta janë 2 të rinjtë nga Kosova që u mbytën në det. Njëri prej tyre futbollist

09:34 / June 4, 2026

Vrasja në Maliq/ Identifikohet autori, ishte i dënuar me 10 vite burg në mungesë. Zbardhet emri i policit të vrarë dhe të plagosurit

09:10 / June 4, 2026

Ngjarje e rëndë në Maliq, një person vret një polic dhe plagos një tjetër në Lozhan

08:36 / June 4, 2026

Kryebashkiaku Ndreu dhe ambasadori i Kosovës, vizitojnë të rinjtë që i mbijetuan tragjedisë te Rana e Hedhun

21:19 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.