Alketa Vejsiu që prej ditës së djeshme ku nisën polemikat për artisten fituese të Festivalit të Këngës nuk ka reshtur duke bërë reagime në lidhje me këtë ngjarje që ka bërë shumë bujë.
Në postimin e fundit Alketa ka shkruar se pavrarësisht çfarë flitet për të ajo e ka parë si një ndër ditët më të bukura të jetës së saj.Thotë se mund të kishte bërë edhe më mirë disa gjëra, por gjithmonë ka hapësirë për mirë.
Mesa duket mes kësaj rrëmuje të krijuar për Festivalin, paska pasur edhe njerëz që e kanë falenderuar për punën dhe që paskan parë tek moderimi i Alketës një frymë të re në këtë Festival.
E ndër të tjera ajo ka shtuar se pavarësisht se është festivali i shqiptarëve, Alketa e ka thënë troç që ky edicion ishte Festivali i saj.

