Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Video / Xhevahir Zeneli: Për shkak të komshiut desh u ndava me gruan

08:00 / January 20, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
zeneli
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Aktori Xhevahir Zeneli, mbrëmjen e sotme në “Xing me Ermalin”, foli për marrëdhëniet me fqinjët. Vite më parë, tha ai, për shkak të një komshiu mund të ishte ndarë nga gruaja. Ai tregoi se në kohën kur pallatet nuk kishin ujë, një prej komshinjve, i cili kishte pompë në orën 3 të natës i jepte nga dritarja tubin e ujit gruas së tij në mënyrë që të mos e transportonim me bidona. Por një tjetër komshi i kishte dëgjuar teksa flisnin dhe kishte keqkuptuar bisedën. “Jo të gjitha gjërat t’i zgjidhin komshinjtë, ndonjëherë edhe të ngatërrojnë. Unë për hir të komshiut kam qenë duke u ndarë me gruan. Ju të gjithë e dini krizën e ujit dhe ne na vinte uji në 5 të mëngjesit, pastaj nuk vinte më fare. Kisha një komshi unë që punonte në një dikaster dhe bëri një rrugë në Egjipt dhe solli një pompë uji. E montoi në pallat. Dëgjonim zhurmë ne, por ujë nuk kishim. Një ditë komshiu mbi ne i thotë nuses time do të bëjmë një marrëveshje. Në orën 3 të natës i tha do të ndizni dritën e banjës dhe unë do iu jap tubin e ujit që të mbushni ujë, por kjo gjë duhej të bëhej fshehurazi sepse kërkonin të gjithë. Një natë komshiu poshtë nesh kishte dalë në ballkon dhe pinte cigare dhe kishte dëgjuar muhabetin e nuses time me të zotin e pompës. Të nesërmen më vjen mua dhe më thotë që kishte dëgjuar nusen time të fliste me atë që ishte mbi ne. Ruaj nusen se ta dredh më tha”, tha Zeneli./tvklan.al

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Parandalohet një ngjarje kriminale në Vlorë, arrestohet 34-vjeçari

17:21 / November 8, 2026

Ori Nebijaj për Arbana Osmanin: Është fallco, më ka zhgënjyer…

16:40 / November 8, 2026

Meloni propozon taksë 26% për të pasurit që largohen nga Italia

15:40 / November 8, 2026

Mbi 800 objekte personale të Princeshë Dianës, koleksionistja amerikane zbulon historinë pas koleksionit milionësh

15:19 / November 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.