Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Debati për “Minishengenin”/ Taulant Balla publikon qëndrimin pro të presidentëve Topi e Sejdiu

23:05 / December 24, 20195 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Balla T
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sekretari i përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka shpërndarë një artikull të gjatë të Radio Evropa e Lirë  duke iu është përgjigjur zërave kritikë të procesit të “Minishengenit Ballkanik”. Ai fton qytetarët që të lexojë shkrimin e REL për këtë çështje, pasi sipas tij, kështu mund të riformësojnë idenë se kush janë “tradhëtarët” e kombit. Ai publikon qëndrimin pro të ish-presidentëve Bamir Topit dhe Fatmir Sejdiut mbi këtë temë, e cila ditët e fundit ka “ndezur” retorikën politike në Shqipëri dhe Kosovë.

“Për kujtesë. “Tradhëtarët” Presidenti Fatmir Sejdiu dhe Presidenti Bamir Topi fiks 10 vjet me parë, lexojeni vetë qëndrimin për “mini-shengenin ballkanik””-shkruan Balla.

Shkrimi i REL:

Në kuadër të mini-samitit të tretë ballkanik, të mbajtur në Prevallë të Prizrenit, liderët e katër vendeve të rajonit kanë shprehur gatishmërinë e tyre për krijimin e një mini-shengeni ballkanik dhe kanë adresuar gatishmëri dhe mesazhe bashkëpunimi. Takimi është thirrur nga presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, e ku kanë marrë pjesë edhe presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanoviç, ai i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, dhe presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi.

Pas një takimi të përbashkët, të katër presidentët janë zotuar për bashkëpunim dhe raporte të mira ndërfqinjësore. Nikoqiri i takimit, presidenti Sejdiu, ka thënë se temë bosht ishte liria e lëvizjes së qytetarëve dhe mallrave në këtë pjesë të Evropës, duke ripërsëritur kërkesën e tij për një mini-shengen ballkanik.

“Andaj, sot mund të themi se jemi afër realizimit praktik të asaj që e kemi thënë më herët, të një mini-shengeni ballkanik, apo të Evropës juglindore, për të demonstruar pjekurinë tonë edhe për proceset integruese për plan më të gjerë”, ka thënë Sejdiu.

Organizimi i këtij mini-samiti në Kosovë, është përshëndetur nga të gjithë pjesëmarrësit. Presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi, ka thënë se për dy vjet, Kosova po dëshmohet si shtet që tregon gatishmërinë e thellimit të bashkëpunimit ndërshtetëror, vlerë kjo, sipas tij, e standardeve të përparuara evropiane. “Bashkëpunimi ynë do t’i kontribuojë ndjeshëm rritjes së stabilitetit rajonal, luftës kundër krimit të organizuar kontrabandës, forcimit të kufijve nga pikëpamja e administrimit të këtyre elementeve dhe hapjes së kufirit për sa i përket qarkullimit të lirë të njerëzve dhe mallrave”, është shprehur Topi.

Ndërkohë, presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, ka thënë se mini-samite të tilla prodhojnë edhe rezultate konkrete. Ai ka marrë shembull thellimin e bashkëpunimit Kosovë – Maqedoni në periudhën ndërmjet samiteve të deritashme. Fatmir Sejdiu, Filip Vujanoviç, Bamir Topi dhe Gjorgje Ivanov gjatë takimit në orët e paradites në Prevallë

“Kur bëjmë elaborimin e samitit të Vlorës deri me këtë të sotmin në Prizren, janë shënuar përparime evidente në raportet ndërmjet Maqedonisë dhe Kosovës”.

“Ne kemi zgjidhur çështjen e kufirit, pastaj kemi vendosur marrëdhënie diplomatike në nivel ambasadash, si dhe kemi nënshkruar shtatë marrëveshje, gjë që tregon se kemi vendosur kornizat e bashkëpunimit ndërshtetëror”, ka theksuar Ivanov.

Intensifikimi i bashkëpunimit rajonal është prioritet i politikës së Podgoricës, ka thënë në anën tjetër presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanoviç. Ndërsa ka mbështetur idenë e Sejdiut për mini-shëngenin ballkanik, Vujanoviq ka përkrahur përfshirjen edhe të vendeve tjera në nismat rajonale, duke veçuar Serbinë. Ai ka mbështetur dialogun Kosovë – Serbi, por për agjendën dhe temat e diskutimeve, Vujanoviq ka thënë se duhet respektuar interesat e shteteve pjesëmarrëse në dialog.

“Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të zhvillohet në bazë të dy realiteteve. Realiteti i parë është se deri më tash pavarësinë e Kosovës e kanë pranuar 69 shtete, të cilat kanë vendosur marrëdhënie diplomatike, disa prej të cilave edhe në nivel ambasadash”.

“Ndërsa, realiteti i dytë është se 123 shtete të OKB-së ( Organizata e Kombeve të Bashkuara) ende nuk e kanë njohur Kosovën. Duke respektuar këto dy realitete, mendojmë se duhet mbështetur këtë dialog, që do t’i sillte të mira edhe Serbisë, edhe Kosovës”, ka thënë Vujanoviq.

Mini-samiti i Prevallës afër Prizrenit nuk është adresuar kundër askujt, pra as kundër Serbisë, ka shtuar ndërkohë presidenti Sejdiu. Ai ka sqaruar se Kosova është e gatshme të bashkëpunojë edhe me këtë shtet, por duke respektuar parimin e dialogut që zhvillojnë dy shtete sovrane.

“Kjo është një qasje praktike që mendojmë dhe shpresojmë në komunikimet edhe me vendet tjera të rajonit, pra edhe me Serbinë, e ardhmja e vendeve të rajonit dhe progresi i tyre është në bashkëpunim, por gjithmonë në respektimin e sovranitetit të secilit vend dhe veçantive e kualiteteve të secilit vend”, ka theksuar Sejdiu.

Qëndrimi i Sejdiut për dialogun me Beogradin është mbështetur edhe nga presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi. Ai ka thënë se vendosja e dialogut nënkupton respektimin e sovranitetit ndërmjet shteteve.

Ndryshe, mini-samiti i Prevallës afër Prizrenit ka filluar në orët e paradites me takimet bilaterale, sipas modelit secili me secilin. Kurse, ka përfunduar me takimin e përbashkët, pas të cilit të katër presidentët u zotuan të thellojnë bashkëpunimin dhe të kontribuojnë për paqen dhe stabilitetin në rajon. Paraprakisht, mini-samite të ngjashme janë mbajtur edhe në Vlorë dhe Ohër. Në mbrëmje Vujanoviq pritet të largohet nga Prevalla, kurse të dielën për në vendet e tyre do të largohen edhe Topi e Ivanov.

Taulant Balla publikon qëndrimin pro të presidentëve
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Takimi 3-orësh i Witkoff me Putin, i dërguari i Trump: Bisedimet konstruktive me presidentin rus do të vazhdojnë me takim tripalësh SHBA-Rusi-Ukrainë

22:55 / October 21, 2026

SHBA përgatitet të evakuojë stafin diplomatik dhe familjet nga Lindja e Mesme, frikë nga s*lmet e Huthëve

22:44 / October 21, 2026

Putin pranon rifillimin e negociatave trepalëshe për Ukrainën

20:39 / October 21, 2026

Pas dënimit të ish-krerëve të UÇK-së, Gjykata Speciale përballet me kritika për pavarësinë dhe transparencën

20:18 / October 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.