Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

600 policë mbi 55 vjeç do dalin në lirim. Ja personat që dalin në pension dhe kostoja

16:53 / December 25, 20194 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
policia1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Qeveria miraton projektligjin që do të realizojë reformën në polici, që nxjerr në lirim punonjësit që kanë mbushur moshën 55 vjeç. Qëllimi i këtij ligji është t’u garantojë trajtim financiar punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, në Ministrinë e Brendshme, në rast të ndërprerjes së marrëdhënieve të punës, përpara daljes në pension të plotë pleqërie. Kriteret për të dalë në pension ka të bëjë me faktin se kanë mbushur moshën 55 vjeç, kanë plotësuar 30 vite vjetërsi shërbimi në strukturat e Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës, Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat apo në struktura të tjera shtetërore me gradë.

“Trajtimi financiar i punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, në Ministrinë e Brendshme, të këtij neni, është në masën 50% të pagës mujore neto, në momentin e ndërprerjes së marrëdhënieve të punës me shërbimin përkatës”, thuhet në këtë draft që pritet të kalojë së shpejti në Parlament. Gjatë periudhës së trajtimit me pagesë kalimtare, sipas legjislacionit përkatës në fuqi, masa e trajtimit financiar nuk duhet të kalojë masën e pagës mujore neto, në momentin e ndërprerjes së marrëdhënieve të punës me shërbimin përkatës. Trajtimi financiar përfitohet me kërkesë të punonjësit ose të titullarit të institucionit përkatës dhe miratohet nga Komisioni i Posaçëm.

Përzgjedhja e përfituesve do të bëhet nga Komisioni i Posaçëm, sipas kritereve të moshës, të vjetërsisë në shërbim, aftësisë fizike të punonjësve dhe duhet të garantojë respektimin e parimeve të mos diskriminimit, të objektivitetit, të transparencës dhe të paanshmërisë. Përbërja, organizimi dhe funksionimi i Komisionit të Posaçëm përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave. Në nenin 7 të këtij projektligji, përcaktohet se punonjësit që dalin në pension që përfitojnë trajtimin financiar sipas këtij ligji, kanë detyrimin të aktivizohen në shërbim deri në 700 orë në vit dhe, gjatë kësaj periudhe, kanë të njëjtat të drejta e detyrime si punonjësit e tjerë të shërbimit përkatës, me përjashtim të trajtimit financiar. Mosplotësimi i detyrimit të këtij neni është shkak për ndërprerjen e trajtimit financiar sipas këtij ligji, që realizohet me miratim të Komisionit të Posaçëm.

Shifrat, personat që dalin në pension dhe kostoja Nisma e Ministrisë së Brendshme është hartuar që në korrik të këtij viti. Edhe një ndër arsyet e këtij propozimi lidhet me faktin e moshës së vjetër të punonjësve të policisë, si dhe nuk i përgjigjen kërkesave që kërkohen në luftën kundër krimit, si dhe për t’i përafruar këto forca me standardet e policive të vendeve europiane. Sipas një relacioni të hartuar nga ana e ministrisë së Brendshme, nga viti 1991 dhe në vazhdim kanë humbur jetën në krye të detyrës 223 punonjës policie dhe janë plagosur 248. Aktualisht, mosha mesatare e punonjësve të strukturave të mësipërme është mbi 45 vjeç. Me miratimin e këtij ligji për një periudhë prej 3 vitesh mosha mesatare e punonjësve, kryesisht të policisë ulet mesatarisht me 2 vite. Numri i punonjësve që aktualisht plotësojnë kriteret për përfitim të trajtimit financiar sipas kritereve të parashikuara në këtë projektligj është në total 613 punonjës. E ndarë sipas strukturave, si më poshtë: Nga Policia e Shtetit 585 punonjës, nga këta 398 me gradën Inspektor.

Garda e Republikës, 21 punonjës. Nga Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave në Ministri 7 punonjës. Sipas relacionit të paraqitur nga ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj nga përllogaritjet rezulton se efektet financiare vjetore, nëse zbatohet ligji duke filluar nga viti 2020, për të gjithë punonjësit që plotësojnë kriteret, është 215,506,116 lekë. Për të realizuar këtë proces, ministria ka propozuar një skemë të trajtimit financiar, që do të përcaktohet çdo vit. Numri më i lartë që do të dalin në pension janë në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Sipas kësaj skeme, Inspektori do të përfitojë 26,200 lekë në muaj dhe mesatarisht përfshirë edhe gradat e larta, rreth 29,297 lekë në muaj. Për të realizuar këtë proces, ministria ka propozuar një skemë të trajtimit financiar, që do të përcaktohet çdo vit. Numri më i lartë që do të dalin në pension janë në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Sipas kësaj skeme, Inspektori do të përfitojë 26,200 lekë në muaj dhe mesatarisht përfshirë edhe gradat e larta, rreth 29,297 lekë në muaj.

  • projektligji i policise lirimi
  • projektligji i policise lirimi 1
  • tabela e policise
  • Garda e Republikes
  • SHCBA
  • Tabela 25 12 2019 01

pension
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026

Anglia ndalon shitjen e pijeve energjike për të miturit nën 16 vjeç

20:44 / July 18, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.