Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Gena tregon pakënaqësitë e tij nga festivali i fundvitit: Pabarazi dhe padrejtësi

19:32 / December 25, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Gena
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp


Festivali i fundvitit dhe vendimi per fituesin e tij nga juria solli mjaft pakënaqësira nga ndjekësit e këtij kompeticioni. Së fundmi ka qenë artisti i njohur nga Korça, Gena, i cili ka publikuar një postim në rrjetet e tij sociale, ku ka shprehur të gjitha pakënaqësitë nga pjesëmarrja në ‘Fest 58’.

“Na u kërkua dhe na u premtua që do të merrnim pjesë në një festival vlerash që kryefjala do të ishte kënga. Një festival që do të kishte barazi dhe drejtësi, por nuk ndodhi ashtu. Probleme të jashtëzakonshme teknike, probleme që nisën që më prova, por prapë vendosa të vazhdoj edhe pse nuk kisha përkushtimin e duhur si artist. Në këtë festival morrëm pjesë 20 artistë, por 18 prej nesh nuk ju ofrua asnjë lloj komoditeti. Dua të ndaj me ju një shqetësim. Pas natës së dytë ku publiku ka kërcyer dhe ka kënduar këngën time, një kthesë e jashtëzakonshme ndodh në natën finale. Nuk dua të besoj që është bërë me qëllim. Ndërkohë që isha gati për të performuar, 10 sekonda përpara se të dal në skenë, teknika ndërhyn për të dytën herë tek kufjet e mia, duke më lënë të dyshoj që diçka nuk shkonte mirë dhe rezultati ishte që gjatë gjithë kohës kam pasur shkëputje të audios në kufje. Vetëm për respektin tuaj e vazhdova këngën deri në fund duke mos patur gati gati fare dëgjim. Më falni që nuk isha Gena që ju njihni këto 25 vite. U mundova të jap më të mirën nga vetja, por jo gjithçka është në dorën e artistit, megjithatë jeta vazhdon. Dua t’ju uroj nga zemra gëzuar Krishtlindjet dhe zoti ju bekoftë”, ka shkruar Gena krah postimit të tij më të fundit në rrjetet sociale. Artisti ka shprehur publikisht problemet që ka hasur në kompeticion, ndërsa fansat e tij kanë komentuar menjëherë duke i treguar mbështetjen e tyre.

https://www.instagram.com/p/B6feSdVnRMd/

Gena pabarazi tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pas ndarjes, Vanesa Sono thyen heshtjen për raportin me Indrin

16:49 / May 31, 2026

Alex Rodriguez dhe Jaclyn Cordeiro ndahen pas tre vitesh lidhje

15:00 / May 31, 2026

Miqësia që mbeti në të kaluarën? Karlie Kloss nuk pritet në dasmën e Taylor Swift

13:42 / May 31, 2026

“Ta mora kalanë”, urimi epik i Mozzik në ditën e lindjes së Lotinës

12:30 / May 31, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.