Sot janë Krishtlindjet dhe dita perfekte për të bërë dhurata dhe surpriza. Dy surpriza të bukura ka marrë edhe gazetarja, Rudina Magjistari, live në emision nga stafi i saj, të cilat e përlotën.
Njerëz nga e gjithë bota që ndjekin emisionin e saj i urojnë gëzuar festat moderatores.
Edhe stafi i saj, po ashtu.
Një tjetër surprizë ishte nga bashkëshorti dhe vajza e saj, Mia të cilët i dërguan lule në emision.
Moderatorja nuk mundi t’i mbajë lotët, nga fillimi deri në fund, sepse kështu janë surprizat për festa, të bukura dhe të bëjnë të nxjerrësh lot gëzimi.