Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sporti

E bujshme, Rey Manaj kërkohet nga Barcelona!

21:37 / December 25, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Rey Manaj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Rey Manaj kërkohet nga Barcelona. Është ky lajmi i bujshëm që vjen nga Spanja. Sulmuesi i kombëtares shqiptare  ka patur shumë probleme te Albacete gjatë muajve të fundit, sidomos me trajnerin Ramis i cili për shkak të sjelljes së lojtarit e ka dërguar edhe në tribunë në ndeshje të caktuara dhe kjo është një nga arsyet kryesore që Manaj po mendon largimin. Sëfundmi në skenë ka dalë Barcelona që e kërkon 22-vjeçarin për skuadrën B që militon në Kategorinë e 3-të të futbollit spanjoll. Nëse Manaj e pranon transferimin ai do të bënte një hap pas në karrierë duke zbritur një kategori më poshtë, por duke u aktivizuar te Barcelona B dhe duke shënuar rregullisht, shqiptarit mund t’i jepet mundësia në të ardhmen për të luajtur edhe me skuadrën e parë të Barçës, diçka të cilën Manaj e ëndërron. Në fakt deri tani lushnjari ka luajtur për një skuadër të madhe pasi është aktivizuar me Interin në Serie A kur ishte vetëm 18 vjeç. Sipas mediave spanjolle, Barcelona është gati të ofrojë 5 milionë euro për kartonin e sulmuesit shqiptar, për të cilin Albacete pagoi rreth 2 milionë euro për ta blerë nga Interi. Manaj i cili është një titullar fiks në formacionin e Edy Rejas te kombëtarja shqiptare, në këtë sezon me Albaceten është aktivizuar në 9 takime në Segunda Division teksa ka arritur të realizojë edhe dy gola.

Rey Manaj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare/ Në axhendë interpelanca me Ramën dhe Ministrat

08:41 / June 4, 2026

Ngjarje e rëndë në Maliq, një person vret një polic dhe plagos një tjetër në Lozhan

08:36 / June 4, 2026

“Pamje e realitetit të trishtë”/ Rama publikon video nga ndotja në Zvërnec: Kështu duan ta shohin armiqtë e Shqipërisë europiane

08:10 / June 4, 2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme dhe vranësira, parashikimi i motit për këtë të enjte

08:05 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.