Personi që dëmtoi pemën 90 vjeçare, duke shkaktuar rrëzimin e saj, është gjobitur me mbi 70 mijë euro.
Stephen Lawrence, nga Chelmsford, Essex, kishte zhveshur lëvorën nga pjesa e poshtme e pemës.
Këshilli i Qytetit në Chelmsford tha që dëmi ishte aq i madh sa duhej të rrëzohej e gjithë pema dhe autori të shkote në gjyq. Lawrence u shpall fajtor për dëmtim të qëllimshëm të pemës afro shekullore.
I pandehuri fillimisht u gjobit me 100 mijë euro, por kjo u zvogëlua në 70 mijë euro. Këshilli tha që ndoshta pema ishte mbjellë menjëherë pasi shtëpia ishte ndërtuar në vitin 1908.