Të gjitha këngët pjesëmarrëse në festivalin e fundvitit në RTSH, aq të polemizuar u fshinë nga Youtube.
As kënga fituese e Arilena Arës dhe ajo e Elvana Gjatës që u përfol si pretendente për të fituar çmimin e për të përfaqësuar Shqipërinë në Eurovizion nuk janë më, pavarësisht mijëra klikimeve që kishin marë.
Për këtë ka reaguar vetë RTSH, e cila ka treguar se fshirja e këngëve vjen si pasojë e një problemi teknik.
Të kontaktuar nga Anabel.al, RTSH bëri me dije se kjo situatë do të jetë e përkohshme dhe e gjithë lista e këngëve do të shfaqet sërish në playlist, pasi problemi të zgjidhet.
Ndonëse këngët pjesëmarrëse nuk janë, në kanalin e RTSH-së në YouTube, gjenden performancat e konkurrentëve nga nata e parë, dytë dhe finale e Festivalit të Këngës.
