Fifi dhe Eneda Tarifa ishin dy pretendentet kryesore për të fituar çmimin e parë në festivalin e Këngës Magjike 2019, dhe vendimi për fitoren e Enedës solli shumë diskutime.
Madje u përfol se pas përfundimit të festivalit miqësia mes dy këngëtareve nuk ishte më njësoj. E ftuar në Soiree të Jonida Shehut Eneda ka folur mbi këtë gjë dhe ka mohuar çdo thashethem.
“Unë po them që asgjë nga këto nuk është e vërtetë. Unë dhe Fifi bëmë party, after-party dhe after-after-party dhe të nesërmen u zgjuam shumë vonë. Jemi shumë cool me njëra-tjetrën”, është shprehur Eneda Tarifa.
