Gjatë vitit 2019 shumë nga personazhet e showbizit u bekuan me thesarin më të çmuar: të pasurit një fëmijë.
1. Në muajin janar të këtij viti këngëtari i njohur shqiptar i hitit “Nuk e meriton”, Albatrit Muqiqi dhe bashkëshortja e tij Egzona u bënë prindër për herë të dytë. Egzona solli në jetë dy fëmijë binjakë, një djalë dhe një vajzë.
2. Reperi shqiptar shumë i dashur për publikun, Lyrical Son është bërë baba për herë të dytë në Janar të këtij viti. Ai dhe e shoqja, Gresa, u bënë prindër të një vajze tjetër dhe lajmin e bukur e dhanë vetëm pas dy ditësh.
3. Në muajin shkurt, cifti i njohur i Showbizit: Elita Rudi dhe Gjiko, u bënë prindër për herë të parë. Elita solli në jetë vogëlushin Zëri, me të cilin publikojnë vazhdimisht foto në rrjete sociale.
4. Ish-zëdhënësja e Partisë Demokratike, Laura Vorpsi, në muajin shkurt u bë nënë për herë të dytë. Ajo lindi një djalë nga martesa me Theodhori Cami.
5. Ish-banori i “Big Brother”, Enkelejd Mezini, u bë baba për herë të parë. Partnerja e Enekelejdit solli në jetë një vajzë të cilës çifti i vendosën emrin Ella, frymëzuar nga filmi “Cinderella”.
6. Në muajin mars këngëtarja e njohur Linda Halimi u bë nënë për herë të parë. Ajo solli në jetë një vajzë, për të cilën së bashku me të shoqin, artisti i njohur, Davon Edwards, zgjodhën emrin e vecantë “Kaimana”.
7. Në muajin prill, modelja Diellza Kolgeci dhe basketbollisti, Fisnik Rugova u bënë prindër të një vajze. Dyshja i vendosën emrin e bukur Helena Rela Rugova.
8. Ish-ministri i brendshëm, Saimir Tahiri, në muajin prill të këtij viti u bë baba për herë të parë të një djali që e pagëzoi me emrin e veçantë Golik. Bashkëshortja e tij, Fatlinda, solli në jetë vogëlushin dhe lajmin e dha vetë Tahiri nëpërmjet një postimi në Instagram.
9. Këngëtarja e njohur shqiptare, Gjira Kajtazi, po në mujin prill është bërë nënë për herë të parë. Ajo solli në jetë një djalë të cilin e ka pagëzuar me emrin e veçantë Maël.
10. Në muajin maj moderatorja/aktorja shqiptare Almeda Abazi-Sayışman dhe aktori i njohur turk, Tolgahan Sayışman u bënë prindër për herë të parë. Çifti u bekuan me një djalë të cilit i vendosët emrin Efehan. Vogëlushi është bërë shumë i njohur për publikun sepse dyshja publikojnë vazhdimisht foto të tij dhe pranë tij.
11. Në muajin tetor aktori shumë i dashur për publikun, Gaz Paja dhe e shoqja e tij, Ira, u bënë prindër për herë të pare me një djalë. Ata e pagëzuan vogëlushin me emrin e bukur Dard.
12.Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka u bë nënë për herë të dytë në muajin tetor me një vajzë.

13.Në muajin tetor futbollisti i njohur Granit Xhaka dhe e shoqja, Leonita, u bënë prindër për herë të parë. Ato mirëpritën në jetë një vajzë të cilës i vendosën emrin e bukur Ayana.












