Samanta Karavella dhe Gent Fatali korrën mjaft sukses me këngën e tyre “Na e dina” dhe në atë kohë u përfol për një romancë mes tyre.
Por në intervistën e fundit në emisionin “Glamour Zone” në RTV Ora, Genti hodhi poshtë këto thashetheme, dhe tha se nuk e ka parë me sy tjetër Samantën, përveçse si kolege.
Ester Bylyku: “Le ta themi mes nesh. A ka patur ndonjë mini-pëlqim mes teje dhe Samantës?”
Gent Fatali: Nuk është aspak e vërtetë. Përveç performimit tonë në klip nuk ka pasur asgjë tjetër. Samantën nuk e kam parë me sy tjetër përveçse si kolege dhe si shoqe.
“Edhe kur kam qenë i vogël e deri tani, femrat e shoëbizit nuk më kanë pëlqyer asnjëherë. Më tepër më pëlqejnë femrat e thjeshta.”
Edhe në të kaluarën ka pasur thashetheme për lidhje të këngëtares Karavella me kolegët me të cilët ka bashkëpunuar, por ajo ka thënë vazhdimisht se gjithçka është vetëm në nivel profesional dhe se madje partneri i saj nuk do të jetë nga fusha e artit.
Sa i përket Gentit, ai është lumturisht i dashuruar me një vajzë simpatike që quhet Rozafa.
