Festimet më të hershme të njohura të Vitit të Ri ishin në Mesopotami dhe datojnë në vitin 2000 para Krishtit.Romakët e hershëm e përdorën 1 marsin si Ditën e Vitit të Ri. Kulturat e tjera përdornin ekuinoksin e vjeshtës ose solsticin e dimrit për të shënuar vitin e ri.
1582 – Kalendari Gregorian, i cili shënon 1 janarin si vitin e ri, miratohet nga Kisha Katolike Romake.Janari është emëruar pas Janusit, perëndisë me dy fytyra, me një prej të cilave shikon para ndërsa me tjetrën pas.
Traditat:
Viti i Ri është koha kur shumë njerëz tradicionalisht marrin vendime për të thyer zakonet e tyre të këqija ose për të filluar të venë në praktikë ato të mira.
Persianët e lashtë jepnin dhurata të Vitit të Ri vezë, që simbolizonin produktivitetin.
Shumica e traditave të Vitit të Ri besohet se sigurojnë fat të mirë për vitin e ardhshëm.Shumë pjesë të Shteteve të Bashkuara kanë traditën e të ngrënit bizele në Ditën e Vitit të Ri për fat të mirë.
Auld Lang Syne:
“Auld Lang Syne” këndohet tradicionalisht në mesnatën e natës së Vitit të Ri.”Auld Lang Syne” u shkrua nga poeti skocez Robert Burns në 1788. Ai mund ta ketë bazuar atë në një këngë popullore.Fjalët auld lang syne do të thotë “kohët e kaluara”.
Festimi i parë i vitit të ri u mbajt në 31 Dhjetor 1907 në sheshin Times Square në Nju Jork.
Topi origjinal i Vitit të Ri peshonte dikur 700 paund dhe ishte pesë metra në diametër. Ishte prej hekuri dhe druri dhe ishte zbukuruar me 100 llamba drite 25-vat. Dhe vendosej prej vitit 1907 vazhdimisht në shesh çdo datë 31 dhjetor.
11 nëntor 2008 – Prezantohet një top “i ri” i Vitit të Ri. Topi është një sferë gjeodezike, 12 metra në diametër dhe peshon 11.875 paund. Është ndërtuar për t’i bërë ballë erërave të forta dhe temperaturave të luhatshme
