Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

E-banking, shtohen kontrollet! Rreziku i pastrimit të parave, llogaritë elektronike vetëm me praninë fizike të klientit e përfaqësuesve

17:04 / December 26, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
abnka
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shtimi i transaksioneve bankare në rrugë elektronike ka sjellë edhe nevojën për rritjen e vëmendjes ndaj tyre në kuadrin e parandalimit të pastrimit të parave.  Disa ndryshime në  rregulloren “Për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit”, të Bankës së Shqipërisë, rrit vigjilencën ndaj këtyre transaksioneve përmes një serie masash shtërguese që do të zbatohen nga institucionet financiare.

Masat e shtuara nisin që nga kategoritë e vigjilencës, që nuk do të jenë më dy, por tre: kategori të vigjilencës së thjeshtuar, vigjilencës së duhur dhe të vigjilencës së zgjeruar”;

Më tej rregullorja e re përcakton se “Subjektet, në momentin e vendosjes së marrëdhënieve të biznesit ose të kryerjes së transaksionit/eve, mbajnë në dosjen e klientit kopje të dokumenteve të paraqitura nga ky i fundit në formën e mësipërme, të cilat duhet të jenë të vulosura me vulën e subjekteve të kësaj rregulloreje, brenda afatit të vlefshmërisë së tyre.”.

Në pikën 6, fjalia: “Hapja e një llogarie bankare, edhe në rastet kur ajo do të përdoret për kryerjen e transaksioneve në rrugë elektronike (e-banking account), kryhet vetëm me praninë fizike të klientit.”, zëvendësohet me fjalinë: “Për zbatimin e vigjilencës së zgjeruar ndaj klientëve, subjektet duhet të kërkojnë praninë fizike të klientëve dhe të përfaqësuesve të tyre, para se të vendosin një marrëdhënie biznesi.”.

Në rastin e përfaqësimit të klientit nga një person i tretë nëpërmjet një akti përfaqësimi, subjektet verifikojnë nëse ky person është i autorizuar për të përfaqësuar klientin dhe për të kryer veprimet e kërkuara, kërkojnë të dhëna për identifikimin e klientit dhe të përfaqësuesit të tij dhe i verifikojnë këto të dhëna, si dhe mbajnë në dosjen e klientit të gjithë dokumentacionin e paraqitur prej personit të tretë, duke përfshirë dhe origjinalin ose kopjen e noterizuar të aktit të përfaqësimit.”, përcakton rregullorja e re e Bankës së Shqipërisë.

Pastrimit të Parave
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Dyfisho ndërmarrjen tënde”/ Ibrahimaj: Bizneset do të financohen me kredi me interes 2-3%, synohet rritja e eksportit

12:41 / June 3, 2026

Ecuri pozitive e ekonomisë shqiptare/ FMN: Rritje e qëndrueshme, pavarësisht sfidave gjeopolitike

12:13 / June 3, 2026

Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja, rriten nafta dhe benzina

13:16 / June 2, 2026

Turizmi ndryshon hartë! Rikthehen polakët, Italia dhe Franca kompensojnë “ikjen” e gjermanëve

09:16 / June 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.