Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Abazi i Vetëvendosjes: Kosova me Albin Kurtin kryeministër do merrte pjesë në Mini-Shengen! LDK po bën lojë të pisët

18:51 / December 26, 20194 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
boikeni shtetesia 780x439 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Drejtor ekzekutiv i Lëvizjes Vetëvendosje në Tiranë, Bojken Abazi, i ftuar në studion e Report Tv ka deklaruar se Kosova nën drejtimin e Albin Kurtit do të merrte pjesë në Mini- Shengen. Përballë gazetarit, Ilir Babaramo në ‘5 pyetjet nga Babaramo’, Abazi argumentoi se duke marrë parasysh figurat që janë në krye të shtetit sot, duke filluar nga presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri aktual, Ramush Haradinaj, është vendim i drejtë që ata nuk marrin pjesë, pasi “kanë shitur” me pazare vendin e tyre. Ndryshe nga ata, shprehet Abazi, Kurti në atë takim do i bënte disa gjëra ta qarta Serbisë, më kryesorja reciprocitetin.

“Kosova mungonte me të drejtë. Nuk kam besim te udhëheqësit aktual të Kosovës, Thaçi, Haradinaj. Tek Albin Kurti unë kam besim që do bënte një përfaqësim të denjë. Do bënte mirë të ishte dhe të bënte të qartë reciprocitet me Serbinë. Në Beograd (ku do të mbahet Samiti i radhës) nuk e di. Para se të shkojmë në Beograd, Albin Kurti dhe Rama duhet të bëjnë disa takime bashkë, për të parë disa interesa të përbashkëta. Rama ka vajtur shumë larg. Vajtja e tij në Beograd ku kërkoi njohjen e Pavarësisë së Kosovës, e mirë, por e pamjaftueshme. Nuk ka përmendur gratë e përdhunuar, viktimat e luftës, nuk ka folur për 22 miliardë euro që Serbia ia ka borxh Kosovës”, tha Abazi.

Mes kritikave për Mini- Shengenin, sipas së cilit është ngritur mbi bazën e një “gënjeshtre”, pasi sipas tij, tregtia e lirë është e pamundur të arrihet, Abazi tha se do ishte zgjedhja më e mirë që të kishte pikë së pari një bashkëpunim ekonomik dhe politik mes dy vendeve Kosovë-Shqipëri, dhe më pas mes shteteve të tjera të rajonit. Ai e ka përkufizuar Mini-Shengeni si një mjet me të cilin Serbia synon që të dominojë ekonomikisht rajonin.

“Nuk ka qenë diçka e re për ne protesta kundër Vuçiç. Në 8 maj ka pasur një tjetër aktivitet ku ka marrë pjesë Vuçic dhe Dodic, gjë e kanë ngritur pushtetin mbi gjenocidin. Ne besojmë që nuk janë shqiptarët ata që kanë shpallur armiqësi nga Serbia. Kanë qenë politikat agresive të Serbisë, në kohë paqe kërkon të dominojë ekonomikisht rajonin. Mini Shengeni po paraqitet në kuadër të një besimi që tregtia e lirë do të na zhvillojë të gjithëve. Tregtia e lirë është vështirë të mendosh që ekziston, se nuk mund të caktojmë njerëz. Nuk mund të tregohen skllevër, drogë, janë aktivitete të paligjshme. Nuk kemi të bëjmë me treg të lirë. Brenda Europës, nuk ekziston tregtia e lirë. Europa ka një politikë të përbashkët, agro- kultutore. Ka kuota, kaq domate do prodhosh ti…As brenda BE-së s’ka tregti të lirë. Kosova dhe Shqipëria duhet të jenë përplotësuese, do ishte logjike që së pari t’ia nisim bashkëpunimin e Kosovën. Ky është argumenti ekonomik, dhe duhet të jetë edhe në aspektin politik. Pse ky nxitim i Ramës të nisë këtë projekt pa pjesëmarrjen e Kosovës”, tha Bojken.

Ai është ndalur të flasë edhe politikën e brendshme në Kosovë. Kur kanë mbetur më pak se 72 orë për krijimin e qeverisë së re, Abazi akuzoi LDK-në se po bën një lojë të pisët, duke shtuar se kërkesa e kreut të kësaj forcë politike, Isa Mustafa për të marrë postin e presidentit është më tepër shkak për të prishur koalicionin.

“Dhe po të donin, nuk ia japim dot se s’kemi aq vota sa për të zgjedhur presidentin. Mua më duket më shumë se shkas për ta prishur koalicionin. Vjosa Osmani është tërhequr, Isa Mustafa pretendon postin e presidentit, që edhe po të donim nuk ia japim dot. Edhe Bundestangu na e ka thënë që qytetarët kanë zgjedhur një qeveri të re, jo presidentin. Mund të jetë edhe një lloj presioni nga LDK. Ne kemi qenë zemërgjerë që lëshojmë pe për vendin e portit të kryetarit të Kuvendit. Mundet LKD të bëj koalicion me të tjerët ose mundet që të shkojmë në zgjedhje. Lojë e pisët që po luhet. LDK të reflektojë, të krijojmë një qeveri të re që e kanë votuar qytetarët”, përfundoi Abazi.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pakistani: SHBA dhe Irani janë afër një lloj marrëveshjeje pavarësisht sulmeve ndaj anijeve

19:01 / August 11, 2026

Deklarata e Vuçiç për lumin Ibër, reagon edhe SHBA: Normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi është i domosdoshëm

18:42 / August 11, 2026

“Diella” italiane quhet Eva-Model nga Shqipëria, këshilltarja bashkiake virtuale në Piemonte

18:18 / August 11, 2026

U shkarkua nga Orban, Andras Baka merr drejtimin e Hungarisë, zgjidhet president me shumicë votash

17:54 / August 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.