E ftuara e radhës e Bieta Sulos në emisionin e saj “Ftesë në 5” ishte gazetarja e sportit Sabina Mete. Moderatorja është përballur me një pyetje që bëhet shpesh në fakt, nëse do falej tradhëtia.
Por përgjigja e vajzave ka sjellë mjaft reagime me humor për publikun.
“Nuk e fal kurrë. Pse ka ndonjë mashkull që nuk tradhëton? Ku është ta marr për burrë! Ta çoj te babi! Ka ndonjë mashkull që nuk tradhëton?”, tha Sabina.
“Unë një e njoh, por e kam për vete. Nuk të ndihmoj dot!”, u përgjigj Bieta duke shkaktuar të qeshura.
Këtë moment Bieta e ka postuar edhe në Instagram dhe i shkruan Sabinës: “Më fal që s’të ndihmova dot”.
