Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Sali Berisha dënohet nga gjykata për shpifje ndaj kryeministrit Rama

12:58 / December 27, 20194 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Edi Rama dhe Sali Berisha
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjykata civile e Tiranes ka dënuar ish- kryeministrin Sali Berisha për shpifje.

“Qytetari dixhital” i ka kushtuar 500 mijë lekë ish-kryeministrit Sali Berisha i cili përmes një postimi në rrjetin sociale Facebook, shkruante një vit më parë se kryeministri Edi Rama ka penguar hapjen e negociatave duke përkrahuar trafikantët e drogës.Ky ka qenë vendimi i Gjykatës Civile Tiranë e cila ka vendosur të pranojë padinë e pjesshme të kreut të qeverisë i cili kishte kërkuar që Berisha të gjobitet me 1 milionë lekë.

Përveç gjobës, Gjykata e Civile Tiranë ka vendosur se Sali Berisha duhet të fshijë nga rrjetet sociale postimin i cili është cilësuar si shpifje, nga vendimi i Gjykatës.

Postimi i Berishës një vit më parë

Fundi i Kakistokracise se Kallam Deshtaku po troket! (ne greqishten e lashte kakistos ad literam dmth më i keqi. A ka lidhje me fjalen shqipe nuk e di por ngjasin si dy gjysmat e nje pike uje te piste)

Te dashur miq, kohet e fundit jo vetem qeveri te vendeve kryesore te Bashkimit Europian por dhe vet Parlamenti Europian dhe me ne fund edhe Komisioni Europian jane deklaruar hapas kunder diskutimit per hapjen e negociatave me Shqiperine per shkak te krimit te organizuar ne nivelet me te larta te pushtetit, me fjale te tjere per shkak te familjeve mafioze Rama – Xhafa – Balla -Tahiri.

Sqaroj ketu se vetem 6 muaj me pare Komisioni Europian dhe Parlamenti Europian i rekomanduan Keshillit te Ministrave te Bashkimit Europian qe u mblodh me 28 qershor 2018, hapjen pa kushte te negociatave me Shqiperine por ky propozim u hodh poshte unanimisht ne Samitin e BE per shkak te lidhjeve te qeveritareve me krimin e organizuar dhe korrupsionin.

Kurse sot, ne me pak se 4 muaj pas vendimit te ministrave te jashtem te BE, kane ndryshuar qendrim edhe Parlamenti Europian dhe Komisioni Europian.Kjo sepse kalbesira kundermoi ane e mbane si Kakisto dhe Kallam Deshtaku dhe suita e tij perfaqesojne per Europen me te keqen dhe sepse familjet mafioze Rama-Xhafa-Balla-Tahiri jane vene ne hetim nderkombetar jo nga nje por nje seri agjensish te disa vendeve partnere. Shqiptaret nuk meritojne te qeverisen nga kakisto-të banda e tyre kriminale ndaj duhet ti permbysin njeminute e me pare.

Ketu me poshte keni nje artikull qe tregon venien ne n hetim te Taulant Bego/Yaris/ Hoxha/Gjura/Jaupi etj etj. sb Gjermania lëshon ‘bombën’: Po verifikojmë Taulant BallënSkandalet e Taulant Ballës nuk duket se kanë mbetur brenda kufirit shtetëror. Ato kanë ngjallur interesin e pesë deputetëve tê Bundestagut gjerman, të cilët i përkasin CDU, partisë së kancelares Angela Merkel.

Burime diplomatike kanë bërë të ditur se, këta të fundit i janë drejtuar javën e shkuar me shkresë qeverisë federale, specifikisht Ministrisë së Punëve të Jashtme (Ausëartiges Amt), por edhe agjencive të tjera me kërkesë për informacion specifik nëse ka të dhëna mbi përfshirjen e Taulant Ballës me malavitën e Shqipërisë me degëzimet e saj në Europë.

Shkak u bë prezantimi i Ballës gjithandej në krah të Edi Ramës edhe në takimin me kancelaren Merkel, gjatë vizitës zyrtare në Berlin në fund të prillit të këtij viti. Kjo sipas tyre, në dritën e skandaleve Bego e Rraja, ku Balla raportohet i përfshirë personalisht si dhe të fotove të tij me narkotrafikantë të dyshuar.

Afati i përgjigjes është sipas rregullit gjerman 15 nëntori.
Mbetet në gjykimin e deputetëve nëse informacionet e marra do t‘i bëjnë publike apo jo.

Vizita e Ramës në Berlin u shoqërua me incidente të ndryshme. Ne Komisionin për Çështje Europiane të Bundestagut u konfrontua me akuza se ai qëndronte pas sulmeve mediatike kundër personit e familjes së kryetarit të Komisionit Gunther Krichbaum.

Rama e humbi vetëkontrollin e u çua në këmbe duke bërtitur ‘lie, lie’ (gënjeshtër, gënjeshtër) çka çoi në mbylljen e parakohshme të mbledhjes. Incidenti kulmor ishte bojkoti nga deputetët e Bundestagut te darkës që Rama shtroi në China Club. Arsyet e rrjedhura ne shtyp ishin superluksi, çmimet si dhe sinjali diplomatik i padëshiruar. Por arsyet reale kane qenë të tjera.

Gjatë kësaj vizite Merkel ka qenë e prerë për mbrojtjen parlamentare që Rama i kishte dhënë Saimir Tahirit


Sali Berisha
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Stuhia me shi e breshër godet Elbasanin, rrugët përmbyten dhe era e fortë sjell probleme në qytet

14:05 / July 24, 2026

“Besimi nuk vritet me një krisëm“ Rama dorëzon ‘Besën’: Kjo është kthesa e mandatit të katërt/ Qytetarët të mos ndihen të padëgjuar dhe të papërfillur

13:49 / July 24, 2026

“Më kanë marrë paratë,” Nertil Buzi kërkon kohë për tu dorëzuar dhe kërcënon me vetëvrasje

13:19 / July 24, 2026

Rama: Ligji për zonat e mbrojtura do të harmonizohet 100% me direktivat e BE-së

13:02 / July 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.