E mbani mend Damiano Agalliun e Big Brother? Epo bukuroshi nga Berati tashmë i ka dhënë fund beqarisë. Ai ka dhënë lajmin e bukur se është martuar me partneren e tij me të cilën u fejua në tetor.
Damiano ishte ndër banorët më të polemizuar por dhe i përfolur për lidhjen e tij me Armelën brenda shtpëisë së BB. Një lidhje që nuk zgjati shumë.
Pasi publikoi një foto me bashkëshorten e tij, Damiano falenderoi të gjithë ata që ishin pjesë e gëzimit të tij.
Ish-banori i Big Brother shprehet se krijimi i një familje me bashkëshorten e duhur është arritja e lumturisë për një mashkull.
Ai duket mjaft i dashuruar teksa sheh nusen në sy dhe shprehet se iu realizua ëndrra më e madhe.
