Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Ligji për fetë, protesta në Malin e Zi: Opozita pro serbe e shqetësuar për pronat e kishës ortodokse

15:47 / December 27, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Mali i Zi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ka shkaktuar tensione në Malin e Zi miratimi i projektligjit për komunitetet fetare, i cili ka ngjallur reagimin e ashpër të opozitës pro-serbe të vendit.

Arsyet e shqetësimit të saj janë se një ligj i tillë mund t’i heqë Kishës Ortodokse Serbe të drejtën mbi pronësinë që ka. Miratimi i draftit nuk erdhi pa tensioneve. Përgjatë seancës, brenda sallës së parlamentit pati protesta të dhunshme. Në orët e para të ditës së sotme, projektligji mori dritën jeshile me shumicën e votave në mbështetje të tij, por disa anëtarë të partisë opozitare Fronti Demokratik tentuan ta pengonin procesin.

Rreth 36 deputetë e bojkotuan votimin, duke i hapur rrugën koalicionit qeverisës për ta miratuar draftin pas tetë orë debatesh të ashpra. Disa prej ligjvënësve që protestuan, u nxorën prej ndërtesës nga forcat e sigurisë, por nuk dihet nëse janë ndaluar nga policia. Një ditë më parë, qindra mbështetës të opozitës pro-serbe dolën në rrugët e kryeqytetit, Podgoricë për të kundërshtuar projektligjin.

Protestuesit i zemëron fakti që dokumenti kërkon të ofrohen të dhëna mbi pronësinë e përpara vitit 1918, kur Mali i Zi ishte I bashkuar me Mbretërinë Jugosllave. Kisha Ortodokse Serbe pretendon se ligji do t’i marrë asaj pronën, duke përfshirë manastirët dhe kishat, ndaj planifikon të ankohet pranë organizatave ndërkombëtare.

Zyrtarët malazezë e hedhin poshtë një pretendim të tillë. Madje kryeministri, Dushko Markovic u takua dhe vetë me peshkopin, Amfilohije, i cili është në krye të Kishës Ortodokse Serbe në Malin e Zi, dhe në përpjekje për të zbutur tensionet, tha se pas këtij ligji, nuk ka asnjë “axhendë të fshehtë”.

ligji per fete mali i zi Protesta proteste
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Fundi i luftës, Putin refuzon ftesën e Zelenskyt

22:42 / June 5, 2026

Gonzato u shfaq në protestë, reagon delegacioni i BE-së: E vërteta me ambasadorin

22:21 / June 5, 2026

Shpërthen kryeministri britanik: FIFA po bën biznes të fëlliqur në kurriz të shëndetit të tifozëve!

22:03 / June 5, 2026

Protesta për Zvërnecin, Rama: Luftë hibride, pas saj qëndrojnë iranianët

12:40 / June 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.