Kryeministri Edi Rama ka vizituar familjen prej tetë anëtarësh të Esat Lleshit, e cila pas dëmeve të shkaktuara nga tërmeti është sistemuar në një shtëpi me qira në zonën e Kamzës.
Gjatë vizitës, kreu i qeverisë i ka sjellë fëmijëve të vegjël të familjes lodra, libra dhe penela për të vizatuar. Kjo pasi djali i vogël i familjes ishte i apasionuar pas pikturës duke i tërhequr vëmëndjen Ramës.
Pjesë nga biseda:
EDI RAMA: Ti me kë je tifoz ti?
DJALI: Me Messin
GJYSHI: Ky është tifoz me pikturën
EDI RAMA: E di unë prandaj i solla bojrat. Ka qejf pikturën?
DJALI: Po!
EDI RAMA: Mos e ndaj pikturën, bëhu bojaxhi si puna ime. E ke një zanat në xhep. Sidoqë të vijë puna ka gjithmonë nevojë për bojaxhi.
Batutat me të voglin për pikturën, Rama nuk i ka ‘harruar’ as në momentin kur është përshëndetur me familjarët. Numri një i qeverisë me nota humori i dha të djalit të vogël të familjes Lleshi një këshillë: Mos i harro piktuarat. Me gjithë këto shtëpi që do bëhen ka nevojë për bojaxhi.
