Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Qeveria e re/ Vjosa Osmani zbulon prapaskenat: LDK-ja i kërkoi VV-së edhe një javë kohë, na thanë “jo”

23:33 / December 27, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Vjosa O 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë në emisionin “Pressing”, në televizionin T7, se dje i ka ndodhur një goditje jashtëzakonisht e madhe e marrëdhënieve LDK-VV.

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani ka folur lidhur me negociatat mes partisë së saj dhe Lëvizjes Vetëvendosje për krijimin e një qeverie pas zgjedhjeve të 6 tetorit.

Osmani ka thënë në emisionin ‘Pressing’, në televizionin T7, se dje i ka ndodhur një goditje jashtëzakonisht e madhe e marrëdhënieve LDK-VV.

“Nga qëndrimi i Albin Kurtit nga një ofertë që e kishte bërë më herët, dhe njëfarë shpallje e dështimit të negociatave. Pas saj, natyrisht që LDK mbajti qëndrimin se mund të diskutojmë për pozitat për të cilat kemi folur më herët…”

Ajo ka thënë se LDK-ja nuk ka ditur se si do të vepronte VV-ja në seancën e konstituimit të Kuvendit të Kosovës, para propozimit të Glauk Konjufcës për kryeparlamentar.

“Kur shkuam në Kuvend tentuam të marrim vesh se çfarë po ndodh. Por nuk morëm asnjë përgjigjie. Ishim optimistë që mund të arrihej një marrëveshje. Kërkuam edhe një javë kohë nga VV, na thanë jo. Ia ka vlejtur barra qiranë të provojmë edhe një javë”, është shprehur ajo.

Vetëvendosje ka 29 deputetë në Kuvend, LDK 28, Partia Demokratike e Kosovës 24, koalicioni Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partia Socialdemokrate kanë 13 vende dhe koalicioni NISMA-AKR-PD ka 6 vende. Lista Serbe ka fituar 10 vende aq sa i takojnë komunitetit serb. Negociatat deri më sot kanë dështuar, pasi LDK ka kërkuar që të marrë kreun e Kuvendit, Presidentin dhe 5 ministri, pra gjysmën e kabinetit. Por sot, LDK tha se heq dorë nga kreu i Kuvendit, duke ofruar një marrëveshje të palëkundur për 5 ministri dhe presidentin.

ldk-vv nje jave kohe prapaskenat Vjosa Osmani
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Andy Burnham formon qeverinë e re britanike/ Emërohen ministrat kryesorë

21:06 / July 20, 2026

Rama: 11 mijë fëmijë me aftësi ndryshe përfitojnë nga dyfishimi i mbështetjes ekonomike

20:52 / July 20, 2026

Rama mbledh të premten Grupin Parlamentar të PS dhe kabinetin qeveritar

14:21 / July 20, 2026

Përplasje në Kuvend për reformën territoriale, Berisha: Do të shkrihen edhe 20 bashki, Balla: Dezinformon

14:17 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.