Shqipëria është vendi që ka paguar më shumë për kompensime dhe çështje të humbura në Gjykatën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut për vitin 2018.
Sipas statistikave të Këshillit të Europës vendin e parë e zë Shqipëria pasuar nga Rusia, Italia dhe Franca. GJEDNJ ka marrë gjatë 2018, 54 aplikime nga Shqipëria ndër të cilat 45 nuk plotësonin kriteret për të nisur gjykim. Nga këtë 9 gjykime të marra në shqyrtim nga gjykata në 8 prej tyre janë gjetur shkele për paktën një nen të Konventës Europiane të së Drejtave të Njeriut.
Më shumë shkelje Shqipërisë i janë gjetur në të Drejtës për një gjykim të drejtë kurse Rusisë për trajtime çnjerëzore ; Italisë për të drejtën e respektimin e jetës private dhe familjare.

