Nëse ende nuk keni vendosur se ku do ta kaloni festën e Vitit të Ri dhe doni të dini ku këndojnë këngëtarët më të famshëm shqiptarë Tirananews.al sjell për ju këtë informacion.
Ndryshe nga vitet e tjera jo vetëm që këngëtarët shqiptarë shkojnë në vende të ndryshme të botës për të performuar, por ka edhe nga ata që rikthehen në atdhe për të na kënaqur në këto festa.
Nëse jeni fansa të muzikës popullore, një surprizë të madhe ka menduar këtë vit për të gjithë adhuruesit e muzikës së Shqipërisë së mesem Stela Resort, ku do të gjeni të madhen Merita Halilin, gjithashtu edhe të shumë të pëlqyerin Shkëlzen Jeshiti.
Ndërsa vëllezërit Endri dhe Stefi Prifti në natën e ndërrimi të viteve do të jenë në Detroit, Amerikë, ku do të qëndrojnë për disa ditë. Në Amerikë do të jenë gjithashtu edhe Artiola Toska dhe Sinan Hoxha. Ndërsa Bujar Qamili do të këndoj për publikun e Londrës.
Tek Restorant Fresku do të kaloni mbrëmjen në shoqërinë e Xhavid Dedejt dhe Mirjeta Memës.
Nëse jeni fansa të muzikës së mirë të lehtë, atë e ofrojnë hotelet, resortet dhe restorantet më të njohura në Tiranë.
Redon Makashin, Aleksandër Gjokën dhe Greta Koçin mund t’i ndiqni në bar Rosvelt.
Në Rogner Hotel Tirana do të performojnë, Marsela Çibukaj, Kamela Islamaj dhe Ali Pashë Tepelena Folk Band .
Olsi Bylkyku dhe Erik Lloshi në Select Hill Resort.
Kejsi Tolën dhe Orgesa Zaimin mbrëmjen e ndërrimit të viteve do t’i gjeni në Hotel Tirana .
Eranda Libohova dhe Altin Goxi këndojnë në Dipolomat Hotel.
Për të gjithë të rinjtë të cilët preferojnë culbet dhe pubet, Ledrin dhe Dafina Zeqirin do të mund t’i ndjekin live tek Folie Club.
Flori, Klajdi dhe Bruno në Magic 4 dhe Çiljata Çilagën në Stokholm Lounge Tarace.
Filloreta Reçin e njohur si Fifi do të mund ta gjeni në Nogu Club, Elbasan.
Në Venue Club do të performojë Aurela Gaçe, e cila siguron një spektakël të vërtetë.
Ajo që vihet re këtë vit është se disa nga këngëtarët më të kërkuar do të këndojnë në më shumë se një club brenda një nate/ Tirananews.al.