Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Akuzohet për dy vrasje, Gjykata e Elbasanit liron Viktor Ymerin, dajën e Edison Harizajt

21:18 / December 28, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
gjykata 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp


Gjykata e Elbasanit ka liruar nga burgu Vioktor Ymerin, të konsideruar si një nga njerëzit më problematikë në Vlorë.

Sipas “Balkanweb” vendimi është dhënë nga gjyqtarja Enkeleda Kapedani. Burime pranë Drejtorisë së Burgjeve kanë konfirmuar për “News 24” se Ymeri ka lënë qelinë gjatë ditës së sotme.

Mësohet se Prokuroria e Elbasanit do ta apelojë vendimin. Prokuroria thotë se gjykata ka zbatuar gabim ligjin, pasi ka llogaritur si ditë dënimi ditët e punës së kryera në burg.

Ymeri është liruar në kushtet kur vendimi tjetër gjyqësor që pranon si ditë burgu ditët e punës është ankimuar dhe Gjykata e Apelit nuk është shprehur ende. Viktor Ymeri është daja i Edison Harizaj, i cili u vra në një atentat në Durrës.

Kush është Viktor Ymeri

Viktor Ymeri njihet si një nga njerëzit problematikë në Vlorë, dhe që ka lidhje miqësie e farefisnie me Edison Harizaj, i ekzekutuar para disa ditësh në Durrës. Në të njëjtën kohë Viktor Ymeri konsiderohej nga policia dhe prokuroria si një nga njerëzit më të afërt të Gazmend Brakës, (Gaxhait) i dënuar me burgim përjetë, pasi së bashku në qershor të vitit 1999, kanë ekzekutuar me dhjetra plumba kallashnikovi Arben Pajën dhe Ilir Xhungën, të cilët ishin pjesë e një fraksioni tjetër kriminal në Durrës.

Fillimisht Paja dhe Xhunga të cilët po udhëtonin me një furgon tip “Citroen” në afërsi të Drejtorisë së Policisë Durrës, janë qëlluar me një predhë kundërtanku, e cila edhe pse ka prekur parakolpin e furgonit, fatmirësisht nuk ka plasur. Pas kësaj, mbi Pajën dhe Xhungën janë derdhur breshëri automatiku kallashnikovi, të cilat vinin nga katër krahë, duke i lënë të vdekur në vend.

Për këtë ngjarje policia e Durrësit në atë kohë arrestoi brenda shtëpisë së një doktori në Durrës, Gazmend Brakën dhe Viktor Ymerin. Sipas burimeve nga policia e Vlorës dyshohet se Ymeri të jetë dhe daja i Edison Harizaj, i vrarë me rreth 50 plumba në ngjarjen e 7 nëntorit 2018 në zonën e Plepave në Durrës. Harizaj dhe shoku i tij Genci Caci u qëlluan vetëm 7 ditë pasi Gjykata e Apelit në Durrës projektoi lirimin nga qelia të të afërmit të tyre Viktor Ymeri, për të cilin në 31 tetor 2018, ka vendosur ti rrëzojë dënimin me burgim të përjetshëm të dhënë në 23 qershor 2017 nga gjykata e Durrësit, dhe ta dënojë atë përfundimisht me 25 vite burgim.

Vendimi i Gjykatës së Apelit që e ktheu burgimin e përjetshëm në 25 vite burg

Mirëpo koha e përllogaritjes së shlyerjes së këtij dënimi, sipas gjykatës së Apelit, Viktor Ymerit, i fillon në 29 qershor 1999, dhe që prej kësaj dite e deri më tani, pjesa më e madhe e dënimit prej 25 viteve burgim thuajse se është kryer./BW

Gjykata e Elbasanit tirananews.al Viktor Ymerin
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

Kryebashkiaku Ndreu dhe ambasadori i Kosovës, vizitojnë të rinjtë që i mbijetuan tragjedisë te Rana e Hedhun

21:19 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.