Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Kërcënoi Albin Kurtin, arrestohet anëtari i Partisë NISMA

11:28 / December 29, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
NISMA
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Anëtari i Nismës Socialdemokrate, Haxhi Hoti, është arrestuar sot, pas kërcënimit që i ka bërë liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, përmes një postimi në rrjetin social.

Arrestimin e Hotit e ka konfirmuar për Telegrafin zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

“Policia e Kosovës ka trajtuar informacionin e publikuar ne rrjete sociale dhe sipas detyrës zyrtare ka ndërmarr veprimet konform autorizimeve ligjore duke trajtuar rastin si ‘shtytje në vrasje’. Të gjitha veprimet janë ndërmarr në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë, personi i dyshuar është kërkuar dhe nuk është gjet në shtëpi, të njëjtit i është lënë ftesa për paraqitje të menjëhershme në polici dhe janë njoftuar të gjitha njësitet policore se kudo që takohet i njëjti të arrestohet”, ka deklaruar Hoxha.

“I dyshuari pas paraqitjes në polici me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë për procedura te mëtejme”, ka thënë Hoxha.

Ndryshe anëtari i Nismës Socialdemokrate, Haxhi Hoti, i cili ishte edhe kandidati për deputet nga kjo parti, të shtunën ka lëshuar një deklaratë të pamatur kundrejt kreut të LVV-së, Albin Kurti.

Përmes një shkrimi në Facebook, Hoti ka thënë se Kurti ose duhet ta lëshojë Kosovën, ose të vritet, pasi sipas tij, nuk është interes i Kosovës që të jetë kryeministër.

Kjo deklaratë e tij ka nxitur reagime të shumta, ndërsa Lëvizja Vetëvendosje ka dorëzuar kallëzim penal ndaj Hotit, duke e quajtur kërcënim brutal.

Albin Kurti arrestohet deputeti kercenimi nisma tn.al vv
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Serbia përballet me përhapjen e etheve afrikane të derrave, zgjerohet harta e vatrave të infeksionit

20:36 / July 19, 2026

Tragjedi në Guajanë, fundoset trageti me mbi 130 persona në bord; dhjetëra rezultojnë ende të zhdukur

20:28 / July 19, 2026

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.