Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjermani. Nga mediat gjermane raportohet se një shqiptar nga Kosova i ka marrë jetën gruas së tij. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në zonë e Heilbronnit që të premten, por vetëm sot mediat gjermane e kanë bërë publike. Sipas mediave gjermane shkak për këtë ngjarje të rëndë mendohet të jetë bërë xhelozia. Burri e ka goditur me thikë gruan e tij, disa herë në prani të 7 fëmijëve. Ka qënë vete 44-vjeçari, që ka shkuar në polici dhe ka treguar se i kishtë marrë jetën gruas. Gruaja është gjetur e pajetë në apartamentin e çiftit, pranë saj ishte edhe 7 fëmijët në gjendje të rënduar psikologjike. Mediat gjermane shkruajnë se më e trishtë në gjithë këtë histori është se fëmijët kanë parë gjithë skenën horror. Të shtatë fëmijët raportohet se janë në gjendje shumë të rënduar psikologjike, për ta janë duke u kujdesur psikologët gjermanë dhe punonjësit e shërbimeve sociale.
Postime te ngjashme
Add A Comment
