Mbrëmjen e sotme është kërcënuar me vdekje djali i kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa, Besnik Mustafa. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai përmes një postimi në Facebook ku ka publikuar edhe mesazhin kërcënues dhe emrin e atij që ia dërgoi.
Në mesazhin që Besnik Mustafa ka marrë thuhet se ai do ta pësojë edhe më keq se babai i tij, duke iu referuar kreut të LDK-së Isa Mustafës.

