Fundvitin ka vendosur ta kalojë me familjen e saj pranë detit në një destinacion tropikal. Flasim për këngëtaren me origjinë shqiptare Bebe Rexha, e cila së fundmi ka postuar foto e video në pushime me prindërit dhe vëllain.
Por veç familjarëve Beben e “shoqëron” dhe një këngëtar i njohur. Në sfond të videos së Instastory ku shihen familjarët e saj duke kërcyer, janë tingujt e këngës “Hajde me mu” të Medës.
Me sa duket Meda është mjaft i preferuar për shqiptarët përtej oqeanit, pasi ditë më parë edhe artisti i makeup-it, Mario Dedivanovic, publikoi video teksa dëgjonte Medën.
