Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

“Unë sot paguhem me gjysmën e pagës”, mesazhi për vitin e ri i ish-deputetit. Ja kujt i drejtohet

09:25 / December 30, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
perparim spahiu
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Përparim Spahiu, ish deputet i LSI-së ka përkrahuar fuqishëm mbrojtjen e të drejtave të minatorëve, duke çuar në atë kohë në Kuvend dhe një projektligj për statusin e tyre, por që nuk u pranua nga maxhoranca.

Pikërisht këtë fundviti ai mesazhin e festës ia ka dedikuar minatorëve dhe ish-minatorëve.

“Viti 2020 i gjen ata me një lëvizje të re sindikaliste për tu përshëndetur, me shpresën që ata te jenë sa më shumë, e të gjithë bashkë të luftojnë për një jetë më të mirë, e për të drejta të mohuara, si njerëzit e punës më të rëndë, më të veshtirë nga çdo profesion tjetër”, shkruan Spahiu në një postim në rrjetet sociale teksa kujton edhe veten por edhe prokurorë e gjykatës të larguar nga vetingu që ende marrin pagesë për statusin që kanë pasur”, shkruan Spahiu.

POSTIMI I PLOTE

Gëzuar Vitin e Ri!

Ky urim është për minatorët e Pusit nr 2 por dhe ata të Zonës së Parë e Zonës D.

Ky urim është për minatorët e Batrës, Klosit, Përrenjasit, Pukës, Selenicës, Korçës e Valiasit.

Ky urim është për minatorë dhe ish minatorë në të gjithë Shqipërinë.

Viti 2020 i gjen ata me një lëvizje të re sindikaliste për tu përshëndetur, me shpresën që ata te jenë sa më shumë, e të gjithë bashkë të luftojnë për një jetë më të mirë, e për të drejta të mohuara, si njerëzit e punës më të rëndë, më të veshtirë nga çdo profesion tjetër.

Shpresoj që lëvizja sindikaliste e nisur në Bulqizë të kthehet në një lëvizje mbarë kombëtare e të gjithë minatorëve në Shqiperi, ku qëllimi kryesor i saj, të jetë miratimi i Statusit të Minatorit, si dokumenti dhe ligji kryesor që zgjidh probleme bazike të punës, mirëqënies, dhe një jete dinjitoze që i takon dikujt që punon, ka punuar, por dhe do të punojë nesër në minierë.

Statusi i Minatorit rregullon:

Pagën minimale.

Pensionin minimal.

Kujdesin shendetësor.

Pagën e plotë familjeve në rast të humbjes së jetës të kryefamiljarit në minierë.

Moshën por dhe vitet e punës së daljes në pension.

Me miratimin e Statusit të Minatorit përfitojnë rreth 20,000 minatorë dhe ish minatorë në Shqipëri.

Kjo duhet te jete kërkesa bazë e çdo lëvizjeje sindikaliste.

Statusi i Minatorit është një e drejtë e mohuar minatorëve prej afro 30 vitesh, të drejtë qe e kanë oficerë, naftëtarë, por dhe deputetë.

Kujtoj që un sot paguhem me gjysmën e pagës, por dhe prokurorë e gjykatës të larguar nga vettingu marin rreth 40% te pagës reale për një periudhë te caktuar, pasi, është statusi i veçante i miratuar në Parlamemt që jua garanton atë.

Dhe njeherë, urimet më të mira vëllezërve të mi bulqizakë, që punojnë apo jo në minierë, me lutjen, por dhe thirrjen e kujdesit maksimal ditën që votojnë.

Janë Ilir Beqja e Almira Xhembulla të zgjedhur në Qarkun Dibër dhe votuan kundër Statusit të Minatorit, Vazhdojnë deputetë, me pagë të plotë.

Ka shume mjete e mënyra për zgjidhje problemesh, por më e forta, që secili nga ne ka në dorë, është ajo “copë” letër që quhet Fletë Votimi.

Shenja që ne vëmë aty ka lidhje direkte me jetën tonë, femijëve tanë e të gjithë shoqërisë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Merz mbledh “Koalicionin e Vullnetmirëve” në Berlin, Edi Rama pjesë e takimit të nivelit të lartë për Ukrainën, Shqipëria në tryezën e sigurisë evropiane

15:02 / November 19, 2026

Komisioni i Reformës Zgjedhore i drejtohet OSBE/ODIHR-it, kërkon ekspertë ndërkombëtarë

14:12 / November 19, 2026

Projektligji për sponsorizimet miratohet në Komisionin e Edukimit, 6 vota pro dhe asnjë kundër

12:10 / November 19, 2026

Kuvendi miraton në parim Buxhetin 2027, 80 vota pro dhe 25 kundër pas debateve të forta mes mazhorancës dhe opozitës

10:52 / November 19, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.