Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Interesat e kredive rriten në nëntor, sa paguhet për huanë për shtëpi; Kujdes overdraftin!

11:00 / December 30, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
llogari bankare
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Normat mesatare të interesit të kredive në lekë për të gjitha afatet e maturimit kanë shënuar rritje në muajin nëntor, sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, duke arritur në nivelin më të lartë që prej muajve të verës.

Në nëntor, interesi mesatar i kredive ishte 6.38%, nga 5.9% që ishte muajin e mëparshëm, duke shënuar një rritje me rreth 0.4 pikë përqindje.

Ky shtrenjtim i normave të huasë ka ardhur kryesisht nga kredia afatshkurtër deri në 6 muaj dhe nga ajo me maturim 1 deri në 3 vjet, që janë rreth 1 pikë përqindje më të larta sesa në muajt e mëparshëm.

Megjithatë, gjatë katër viteve të fundit tendenca e interesave ka qenë në rënie, me rreth 2 pikë përqindje, në linjë me politikën monetare lehtësuese të Bankës së Shqipërisë, që ka ulur normën bazë të interesit në nivele minimale historike prej 1%, me synim për të bërë paranë më të lirë, çka do të nxiste investimet e bizneseve dhe shpenzimet e konsumatorëve.

Në tendencë të kundërt nga leku, ka qenë kredia në euro, interesi mesatar i të cilës për të gjitha afatet e maturimit ishte 4.1%, nga 4.33% në muajin e mëparshëm.

Sa kushton kredia për shtëpi, kujdes overdraftin!

Interesi mesatar i kredive për individë në lekë, me qëllim blerjen e një banese, në muajin nëntor ishte 3.45%, me një rënie te lehtë në raport me tetorin dhe duke qenë afër minimales historike.

Ndërsa në euro, kredia për banesa për individë kishte një interes prej 3.07% po në muajin nëntor. Diferenca mes normave të huave për shtëpi në lekë dhe në euro është ngushtuar ndjeshëm vitet e fundit, duke qenë një stimul për kredimarrësit që të përdorin monedhën vendase, ndryshe nga disa vite më parë kur euro ishte shumë më e lirë se leku. Edhe bankat i orientojnë individët që të marrin huanë në monedhën që kanë të ardhurat, në mënyrë që të mos përballen me rrezikun e kursit të këmbimit (një zhvlerësim i monedhës vendase do i bënte këstet në valutë mëtë shtrenjta).

Ndryshe nga huaja për shtëpi, tendenca e overdraftit për individët ka qenë në rritje. Në nëntor interesi mesatar për overdraftit, që në përgjithësi e marrin individët që marrin rrogat në banka, kur u duhen para shtesë, ishte 11.8%, nga 11.3% muajin e mëparshëm dhe duke arritur në nivelin më të lartë në një vit. Ndaj kujdes kur e përdorni atë, pasi do të paguani më shtrenjtë!/ Monitor

Capture 37

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Studentët në Francë protestë kombëtare! Mbi 190 të plagosur, përleshje në Lion dhe Strasburg

15:10 / October 6, 2026

Ibrahimaj: Program i ri për bizneset, mbështetje për standardet europiane dhe certifikimet

13:47 / October 6, 2026

PD: KAYO, skemë e Ramës për t’u kaluar privatëve miliona euro e prona shtetërore! Berisha: Provat do t’ia çojmë partnerëve ndërkombëtarë e SPAK

13:44 / October 6, 2026

Mesazhi i kryebashkiakut Veliaj me IA: Dreka falas për çdo nxënës. Asnjë pengmarrje nuk na ndal!

13:42 / October 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.