Ditën e sotme është përmbyllur edhe procesi i përzgjedhjes në Prokurorinë e Përgjithshme ku Thoma Jano është zgjedhur zëvendës Prokuror i Përgjithshëm.
Duke folur në këtë mbledhje Çela është shprehur se sfida në 2020 është lufta për hetimin e pastrimit të parave. Ndër të tjera gjatë këtij viti Olsian Çela tha se do “dixhitalizojmë dosjet hetimore, ulim kostot e rrisim eficencën”.
Jano ka mbajtur postin e Drejtorisë së Përgjimeve, ku këto përgjime janë akoma në dorën e tij dhe pritet të shqyrtohen në vijim. Jano ka prekur kupolën e Prokurorisë, pas vitit 1997, kur punoi si kreu i prokurorisë së Tiranës.
