Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Meta apel të rinjve: Mos ikni jashtë! Kujdesuni për nënat dhe baballarët

15:48 / December 30, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1577715993 meta
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti Ilir Meta ishte sot në “Shtëpinë e të Moshuarve” në Kavajë për të uruar Vitin e Ri 2020. Ai kërkoi përkujdesje më të madhe shoqërore, shtetërore, njerëzore e institucionale, ndërsa kishte një mesazh edhe për të gjithë të rinjtë.

“Kam kënaqësinëtë rikthehem në ‘Shtëpinë e të Moshuarve’ në Kavajë për t’ju uruar, dhe përmes jush të gjithë prindërit, nënat dhe baballarët tanë kudo ndodhen: Gëzuar Vitin e Ri 2020!Shtëpia juaj në Kavajë është një shembull shumë i mirë i dashurisë njerëzore. Ju jeni një familje e madhe dhe është shumë e rëndësishme që për ju vazhdon kujdesi dhe mbështetja.

Për shkak të emigracionit dhe të shumë dukurive të tjera negative, shoqëria jonë duhet të shtojë shumë më tepër kujdesin ndaj moshës së tretë, në mënyrë që të luftojmë fenomenin e vetmisë, akoma edhe më tepër fenomenin e braktisjes, por edhe dëshpërimin që ka çdo prind dhe çdo familje, e cila nuk e ndjen atmosferën e gëzueshme të festave të fundvitit pranë fëmijëve dhe njerëzve më të dashur.

Është detyra e të gjithëve, e pushtetit vendor, e qeverisë, e gjithë shoqatave që ta plotësojnë këtë mungesë. Ashtu sikurse është çasti për një apel më të madh dhe më të fortë, drejtuar të gjithë të rinjve tanë kudo ku janë që jo vetëm të mos e shohin të ardhmen e tyre jashtë Shqipërisë, por për të bërë të gjitha përpjekjet tona që këtë të ardhme ta realizojnë në Atdheun e tyre, sepse kemi një vend të jashtëzakonshëm, me mundësi, burime natyrore dhe potenciale tëshumta, por të pashfrytëzuara për zhvillim.

Shqipëria është një vend plot diell që mund t’u ofrojë mundësi dhe shanse të gjithëve.

Ndaj unë shpresoj që Viti i Ri 2020 të jetë një vit më pozitiv në këtë drejtim dhe njëkohësisht të jetë edhe një vit i një përkujdesjeje më të madhe shoqërore, shtetërore, njerëzore, institucionale ndaj të gjitha nënave, baballarëve tanë, të cilët kanë nevojë për ta ndjerë akoma më shumë mirënjohjen e shoqërisë për atë që kanë bërëgjithë jetën e tyre dhe për kontributin që kanë dhënë për zhvillimin e vendit.

E gjithë shoqëria jonë duhet të funksionojë si një familje e madhe e përgjegjshme që kujdeset për çdo anëtar, sidomos për ata që kanë kontribuar më shumë dhe që sot kanë më shumë nevojë për ta ndjerë këtë kujdes dhe mbështetje.

Unë mendoj se kjo Shtëpi e të Moshuarve të Kavajës është një nga modelet më të mira në vendin tonë që meriton përkrahje dhe mbështetje të vazhdueshme.

Falënderoj edhe përfaqësuesit e komuniteteve fetare në Kavajë, të cilët janë të pranishëm dhe shpresoj se lutjet e tyre do të jenë për një vit më të mirë, që na bashkon më shumë me njëri-tjetrin, për një vit që të realizohjë dëshirat dhe ëndrrat tuaja e të gjithë shqiptarëve kudo ku janë, për një vit që e bën Shqipërinë tonë edhe më të begatë, edhe më të bashkuar e më njerëzore” tha ai.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Berisha reagon ndaj Vuçiçit: Deklaratat e tij sinjal alarmi për Kosovën dhe të gjithë rajonin

15:49 / August 11, 2026

“Serbia e humbi Kosovën!”, Rama: Kosova është shtet më vete, Ibri është sistem ujor ndërkufitar

09:41 / August 11, 2026

Fluks rekord në trafikun ajror, Karakaçi inspektim në Albcontrol: Masa të shtuara për sezonin veror

13:15 / August 10, 2026

Negociatat e dështuara në Kosovë, zbulohen prapaskenat. LDK kërkon Presidentin për Vjosa Osmanin, Kurti i ofron vetëm ministri

19:00 / August 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.