Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Eurocontrol kërkon aviatorin e ardhshëm…edhe në Shqipëri! Programi mbulon çdo shpenzim (Kriteret dhe dokumentacioni që nevojitet)

18:05 / December 30, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
avion 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Eurocontrol, organizatë në mbështetje të aviacionit europian, në bashkëpunim me Autoritetin e Aviacionit Civil Shqiptar, organizon programin “Rrjeti i të Rinjve të Aviacionit”, i cili do të zhvillohet në qytetin e Brukselit, në datat 1-15 Korrik, 2020. Nga Shqipëria do të përzgjidhet për të marrë pjesë vetëm një student, i cili duhet të plotësojë kriteret e mëposhtme:

  • të jetë student i moshës 18-22 vjeç
  • të jetë i apasionuar pas fushës së aviacionit
  • të aspirojë të punësohet në këtë fushë
  • të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.

Programi do të zhvillohet në formën e një kampi veror dhe do të trajtojë çështje të lidhura me koncepte operacionale, teknike të aviacionit, ashtu edhe me ato institucionale dhe ndërkombëtare në këtë fushë. Gjithashtu, do të zhvillohen vizita studimore në institucione të lidhura me fushën e aviacionit, ku do t’u jepet mundësia të marrin pjesë në ushtrime stimuluese, për t’u familjarizuar me operimet aktuale në aviacion.

Në përfundim të këtij programi, studenti do të përgatisë një raport të shkurtër, i cili do të përmbajë eksperiencën e përfituar si dhe observacionet dhe idetë. Po ashtu, do të pajiset edhe me certifikatë pjesëmarrjeje. Raporti më cilësor do të marrë një çmim në shenjë mirënjohje për performancën më të mirë.

Studentët e interesuar duhet të aplikojnë online në adresën [email protected] me subjektin: Aplikim për programin YAN, brenda datës 26.01.2020, duke bashkëlidhur CV të rifreskuar dhe letrën e motivimit.

Në letrën e motivimit ata duhet të shpjegojnë:

  • arsyen e aplikimit
  • lidhjen e fushës së arsimit të tyre me aviacionin
  • theksimin e treguesve/fakteve të dëshirës dhe pasionit të tyre për fushën e aviacionit
  • ambicies dhe planit për t’u punësuar në këtë fushë.

Gjithashtu, nëse zotërojnë certifikata të trajnimeve apo kualifikimeve, referenca si dhe angazhime vullnetare apo përvoja pune, janë të lutur t’i bashkëlidhin së bashku me dokumentat e tjerë.

Për çdo pyetje në lidhje me këtë njoftim, studentët mund t’i drejtohen në çdo kohë Autoritetit të Aviacionit Civil, në adresën e e-mailit: [email protected]  Aplikimet që nuk plotësojnë të gjitha kërkesat e mësipërme dhe/ose dorëzohen pas afatit të caktuar do të skualifikohen.

Gjithashtu, aplikantët duhet të sigurohen të kenë pashaportë me afate të vlefshme përgjatë periudhës së pjesëmarrjes në program. Shpenzimet financiare për udhëtimin, akomodimin dhe ushqimin do të mbulohen nga programi.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kreditë me probleme bien në nivel rekord të ulët/ Zbret në 3.70%, por rritet me vlerë

14:40 / August 10, 2026

Pagesat në Shqipëri nga telefoni brenda pak sekondash, TIPS Clone nis në nëntor: Transfertat do të kryhen në kohë reale

11:32 / August 8, 2026

Pagat e magjistratëve, PS propozon rritje minimale pas vendimit të Kushtetueses

16:41 / August 7, 2026

Rivlerësimi i pronave me taksë 5%, Tatimet: Në 7 muaj u kursyen 120,5 mln euro nga tatimpaguesit

16:40 / August 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.