Presidenti Ilir Meta ka dekoruar pas vdekjes, me dekoratën e lartë të “Flamurit Kombëtar” heroin e popullit Vasil Laçin.
Meta shprehet se tërmeti bëri që Shqipëria të pësojë goditje, por nuk mund të harrohet sakrifica e heronjve të Luftës Antifashiste Shqiptare. Kreu i shtetit shprehet se Vasil Laçi vlerësohet me këtë titull për aktin e tij patriotik që buronte nga atdhedashuria, por edhe nga ndjenjat e revoltës mbarëkombëtare ndaj pushtuesit dhe puthadorëve të tij.


