Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

“2019 një vit i tmerrshëm” , Ervin Salianji: Shumë u dorëzuan, shumë të tjerë…

23:48 / December 31, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Ervin Salianji2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji uron të gjithë shqiptarët për një vit të mbarë, me shpresë e dashuri për njëri-tjetrin.

Teksa e konsideron vitin që lamë pas si një vit të tmerrshëm, Salianji citon një thënie të Thoma Akuini.

Postimi i plotë:

Nëse qëllimi më i lartë i kapitenit do të ishte ruajtja e anijes, ai do ta mbante atë të ankoruar përjetësisht në port thoshte me të drejtë Thoma Akuini.

Të nderuar miq, ky vit ishte për Shqipërinë njê annus horribilis/ një vit i tmerrshëm! Të gjithë bashkë përjetuam drama natyrore, tërmeti la pas viktima dhe plagë të medha qe do te duan energji të medha per ti rikuperuar, rendi dhe siguria publike degradoi deri ne orët e fundit të ketij viti me shperthime dhe tentativa vrasjesh, varferia kapi qiellin, shumë prej familjeve tona perjetuan ndarjen më familjarët qe emigruan te pashpresë në kerkim te nje jete me te mirë, biznesi perjetoi tkurrje, shendetesia traumë, arsimi braktisje, fermeri mundim dhe braktisje… shumë u dorëzuan por shumë të tjere u perpoqen dhe luftuan për te ndryshuar këtë realitet! Nuk qendruan ne port, nuk e ruajten anijen e tyre por dolën në det të hapur, u perplasën me dallge dhe stuhi, me shtrengata dhe me hile por me shpresën se destinacioni i ri do jetë e mira u perballên! Sepse ky vend ka forcë, ky vend ka njerez që nuk dorëzohen dhe luftojnë, me shpresën se e mira do vijë, se përpjekja shpêrblehet!

Të marrim më të mirat e këtij viti që po lemë pas dhe të nisim një rrugëtim me shpresë, dashuri për njëri tjetrin dhe me më të mirat për familjet dhe gjithësecilin në këtë vit te ri!Urimet më të mira për një vit të mbarë!

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tërmeti në Kolumbi, MEPJ: Nuk ka raportime për shqiptarë të vdekur apo të plagosur

12:16 / August 12, 2026

Rama: “Serbia e humbi Kosovën”, reagim ndaj kritikëve në Prishtinë

12:05 / August 12, 2026

Rama mbledh kryebashkiakët në Kuç të Vlorës, në fokus do të jetë Reforma Territoriale.

11:35 / August 12, 2026

Berisha reagon ndaj Vuçiçit: Deklaratat e tij sinjal alarmi për Kosovën dhe të gjithë rajonin

15:49 / August 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.