Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Foto Dite

Gëzuar 2020! Tirana feston ndërrimin e viteve, koncert e spektakël fishekzjarresh

01:01 / January 1, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
00 3
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Tirana e priti ndërrimin e viteve kur akrepat e orës shënuan 00:00 me fishekzjarret shumëngjyrëshe që shkëlqyen në qiellin e kësaj mbrëmjeje.

Një koncert madhështor në sheshin  “Skënderbej” ashtu siç është bërë traditë tashmë çdo vit nga Bashkia e Tiranës mblodhi qytetarët.
Festa nisi në 22:30 të mbrëmjes ku performuan këngëtarët e njohur si Eneda Tarifa, Mariza Ikonomi dhe Elhaida Dani. Pak para ndërrimit të viteve, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj dhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa uruan të gjithë të pranishmit në sheshin Skënderbej.

Në fjalën e tij, Veliaj tha: Gjithë viti 2020 do të jetë 100 vjetori i Tiranës, ndaj dua që të përqafoni atë që keni afër atë që keni ardhur famijarët tuaj, fëmijët tuaj, prindërit tuaj të dashurit tuaj, partnerët tuaj dhe ti shtrëngoni fort sepse ky vit na dha të kuptojmë që gjëja më e rëndësishme është jeta. Ne mund të kemi bindje të ndryshme, fe të ndryshme, ne mund të kemi ngjyra të ndryshme të lëkurës por kemi vetëm një jetë ndaj në emër të gjithë atyre sfidave, në emër të gjithë atyre vështirësive, në emër të gjithë atyre fatkeqësive që kaluam këtë vit përqafojmë njëri-tjetrin plot shpresë për një vit më të mirë dhe një zemër plot mirënjohje për Tiranën tonë. Sot duam ti japim një duartrokitje të gjithë zjarrëfikësve, të gjithë policëve, të gjithë punonjësve të shëndetësisë, të gjithë punonjësve të ushtrisë të gjithë atyre që e respektojnë shtetin tonë jo vetëm në ditët e mira por sidomos edhe në ditët e vështira. Edhe para pak ishim në disa familje që në fakt këtë Vit të Ri po e kalojnë në një çadër edhe teksa jemi duke rikuperuar shtëpitë një e nga një çdo ditë duam gjithashtu te rikuperojmë zemrat, të rikuperojmë mendjen, të rikuperojmë ekonominë dhe të sigurohemi që Tirana vazhdon dhe të jetë motorri i ekonomisë dhe i gjithë rajonit tonë. Dua shumë sot t’iu falënderoj me gjithë zemër të gjithë atyre që bën një dhuratë sidomos fëmijëve të mrekullueshëm të Tiranës çuna dhe goca fantastik që me operacionin “kutia” çuan nga një dhuratë të vogël në Thumanë, në Laç, në Durrës, në Kavajë, në Shijak fëmijët janë e ardhmja e këtij qyteti dhe e këtij kombi. Ndaj dhe në emër të fëmijëve të Tiranës dhe të gjithëShqipërisë ne duhet të ngrihemi prap në këmbë, qytete nuk maten nga sa herë rrëzohen të gjithë rrëzohemi në jetë të gjithë kemi një moment kur pengohemi. Qytete, shtete, kombet, komunitetet, familjet maten nga sa shpejt ngrihen, ndaj dhe unë besoj që në vitin 2020 do të jetë viti i ringritjes sonë të madhe, viti ku Tirana ecën më shpejt lufton akoma më fortë për të qënë një qytet realisht europian.Dua shumë që teksa fillojmë punën vitin tjetër teksa rifillon jeta normale duam shumë që të fokusohemi tek ekonomia, nëse keni një biznes punësoni një njeri më shumë dikë që ka nevojë të punësohet sepse ka humbur gjithçka prej tërmetit. Nëse keni një mundësi financiare për të ndihmuar shtëpinë e dikujt ju lutem na kepni një dorë, nëse keni mundësi të adoptoni një shkollë, një kopsht, një çerdhe ju lutem na jepni një dorë dhe unë zotohem ne si Tiranë do të japim një dorë siç kemi dhënë edhe për Durrësin edhe për Thumanën edhe për Laçin edhe për Krujën edhe për Fushë-Krujën”.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tri bashki të jugut në pikëpyetje: Çfarë pritet të ndodhë me Memaliajn, Këlcyrën dhe Libohovën

21:36 / July 23, 2026

Spanja nxjerr në terren “zjarrfikësit” me katër këmbë: Gomarët që pastrojnë pyjet nga rreziku

21:20 / July 23, 2026

Protesta para Kuvendit, rreth 20 persona shoqërohen në polici; mes tyre edhe një gazetare

19:26 / July 23, 2026

Mesazhet private të shkencëtarëve rikthejnë debatin: Sa të sigurt ishin për origjinën e COVID-19?

19:17 / July 23, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.